A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/chemical/public_html/biocide_vew/system/core/Exceptions.php:185)

Filename: libraries/Session.php

Line Number: 672

Chemicals Database

Emërtimi: Fosfur Alumini

Sinonime: Fosfur alumini (III), Monofosfur alumini, Fostoksinë, Fumitoksinë.

Identiteti Kimik: Emra tregtarë: Gastoks, Aluminium Phosphide, Gastoxina Formula molekulare: AlP Masa molare: 57.9552 g/mol Identiteti Kimik (IUPAC): Fosfur Alumini Emri CAS: Fosfur Alumini

CAS: KODET E IDENTIFIKIMIT: Numri i regjistrimit CAS: 20859-73-8 PubChem: 30332 ChemSpider: 28171 Numri RTECS: BD1400000 UNNI: E23DR6L59S Numri i sipas KE: 244-088-0

Klasifikimi: Klasifikimi: Rodenticid-Fumigant (Tableta të presuara që lëshojnë gaz toksik në kontakt me ujin). Klasifikimi pas kontatit me ujin, gaz i djegshëm: Kategoria 1; H260: Në kontakt me ujin lëshon gaze të djegshme. Toksiciteti akut: Kategoria 2; H300: Toksik nëse gëlltitet. Toksiciteti akut në mjediset ujore: Kategoria 1; H400: Shumë toksik për jetën ujore.

Masat parambrojtëse: Frazat e Sigurisë S (S-phrases) S24/25: Shmangni kontaktin me lëkurën dhe sytë. S(1/2): Mbajeni të kyçur dhe larg fëmijëve. S8: Mbani kontenierët të thatë. S3/9/14: Mbajeni në një vend të freskët dhe të mirëventiluar, larg materilaeve të papërputhshme të specifikuara nga prodhuesi. S30: Mos shtoni asnjëherë ujë tek produkti. S36/37: Vishni doreza dhe veshje mbrojtëse gjatë përdorimit. S45: Në rast aksidentesh ose nëse nuk ndiheni mirë, kërkoni menjëherë ndihme mjekësore (tregoni etiketën e produktit ose MSDS). S49: Mbajeni vetëm në kontenierë origjinalë. S60: Materiali dhe/ose kontenieri i tij duhet të nxirren jashtë përdorimit si bmetje të rrezikshme. S61: Shmangni shpërndarjen në mjedis. Referohuni udhëzimeve të veçanta në MSDS përkatëse. Përdorimi: Lani duart dhe pjesët e ekspozuara të trupit pas përdorimit të produktit. Mos lejoni kontaktin me sytë, lëkurën ose me veshjet. Mbajini kontenierët të mbyllur mirë dhe të puthitur. Mos gëlltisni ose inhaloni. Përdoreni në vende me ventilim të përshtatshëm. Hidhni këpucët e ndotura me substancën. Mbajeni larg fëmijëve. Qëndroni larg zonave ku materiali është i përhapur. Shmangni qëndrimin e gjatë ose ekspozimin në vende ku është aplikuar materiali. Ruajeni në vende të izoluara larg fëmijëve dhe kafshëve shtepiake. Ruajeni në vende të kyçura, pa lagështirë, mundësisht në errësirë dhe larg rrezeve direkte të diellit. Shmangi lënien e substancës në vende me lagështirë (në lagështirë mund të formohen gaze shumë toksike). Të ruhet në vende ku nuk e arrijnë kafshët, larg vendeve të ruajtjes së ushqimit të kafshëve dhe ushqimit të njerëzve. Mos qëndroni gjatë në dhomat dhe magazinat ku keni aplikuar materiali. Mos flini në magazinat ushqimore ku është trajtuar materiali.

Ndihma e parë Nëse merret me frymëmarrje: Largohuni dhe lëvizni edhe pacientin nga vendi i ekspozuar në një vend të ajrosur mirë. Mjbajeni trupin e personit të ngrohtë, nëse frymëmarrja është e vështirë jepini oksi

Masat kundër zjarrit Informacion i përgjithshëm: Vishni veshje që janë të pajisura me aparate për frymëmarrjen MSHA/NIOSH, si edhe pajisje të tjera mbrojtëse. Gjatë zjarreve mund të prodhohen gaze shumë toksik dhe irritues nga dekompozimi termal ose djegia. Mjete fikëse: Mos përdorni në asnjë mënyrë ujë për fikjen e zjarrit në mjedise ku mund të ketë fostoksinë. Përdorni kimikate të thata për fikjen e zjarrit. Mbulojeni flakët me rërë, përdorni CO2 dhe pluhura të tjerë fikëse. Zjarret e shkaktuara nga djegia e fos

Masat kundër derdhjes aksidentale Informacion i përgjithshëm: Përdorni pajisje personale të përshtatshme mbrojtëse Derdhjet/përhapjet: Mblidhni të gjithë sasinë e derdhur me materiale inerte si rërë etj, pastaj i vini në kontenierë të përshtatshëm. Lajeni zonën me ujë dhe sapun vetëm pasi të jenë larguar mirë të gjithë mbetjet e dukshme, pas ajrosjes dhe ventilimit të plotë të mjedisit të ndotur dhe pas pajisjes me aparat për frymëmarrje të pavarur (me bombol ajri apo oksigjeni). Pastroni menjëherë sasinë e derdhur duke ndjekur

Përdorimi dhe Ruajtja Përdorimi: Tymues i dëmtuesve të ndryshëm si minj, lepuj dhe insekte, në varësi të udhëzimeve të MSDS dhe etiketës përkatëse. Ruajtja: Mbajini kontenierët të mbyllur dhe puthitur mirë. Mbajini kontenierët në vende të freskëta, në zona të ventiluara mirë. Mos e ruani në temperaturë mbi 24°C. Shënojeni vendin e ruajtjes si zonë e ruajtjes së pesticideve. Mos ruani produktin në të njëtat vende ku ruani ujin, ushqimet si edhe ushqimet e kafshëve. Mos e ruani në vende ose ndërtesa ku jetojnë njerëz d

Kontrolli Ekspozimit dhe Mbrojtja personale Kontrollet teknike: Vendet që ruajnë dhe përdorin këtë material duhet të jenë të paisura me mjete për larjen e syve në raste të nevojshme, si edhe me dush. Përdoreni vetëm ne kapa tym-thithëse kimike ose dhoma me thithje ajri. Mbrojta e frymëmarrjes: Në të gjitha rastet kur përdoret në zona të mbyllura dhe izoluara duhet të përdoren maska për frymëmarrje të sigurt; vetëm në rastet kur përdoret në mjedise të hapura dhe të mirëventiluara mund të mos përdoren maska. Marrja me frymë edhe e një sasie

Vetitë Fizike dhe kimike Pika e ndezjes: >800 °C, jo i vetë-djegshëm Pamja/Forma: Kristale të verdhë, gri ose të bardhë Gjendja fizike: I ngurtë Era: Erë si karabit ose hudhër, pa erë kur është gaz i pastër Dendësia relative (fosfuri i aluminit): 2.55 g/cm3, i ngurtë Dendësia relative (gazi fosfinë): 1.17 g/cm3, i ngurtë Gërrueshmëria: Jo gërryerës për indet njerëzore nëse nuk është i lagur. Presioni i avullit (fosfur alumini): 0 mmHg Tretshmëria në ujë: Reagon. Dekompozohet në kontakt me ujin. I patr

Qëndrueshmeria dhe Reagueshmëria

Informacion toksikologjik: Shumë helmues. Është përdorur edhe për vetëvrasje. Tymosja ka shkaktuar edhe vdekje jo të qëllimshme. Në vendet që prodhojnë orizin, ka shkaktuar vdekje jo të qëllimshme tek personat që e kanë përdorur. Rrugët e hyrjes në organizëm: Frymëmarrja, gëlltitja. Shënime të veçanta mbi efekte të tjera toksike për njerëzit: Efekte akute të mundshme mbi shëndetin: Inhalimi: Ekspozimi është fatal. Shkakton irritim të traktit respirator dhe mushkërive. Simptomat mund të jenë plogështi, zhurmë në vesh, gjendje e sëmurë, përzierje dhe shtrëngim në gjoks. Nga lëkura: Mund të shkaktojë irritim të lëkurës. Nuk njihen efekte mbi ndjeshmërinë e lëkurës. Nga sytë: Shkakton irritim të syve. Gëlltitja: Shkakton irritime të traktit gastrointestinal. Mund të ndikojë në sjelljen e njerëzve. Efekte të tjera të rrezikshme për njerëzit: I rrezikshëm nëse bie në kontakt me lëkurën (irritues), nëse gëlltitet ose inhalohet. Shenjat dhe simptomat: Shenjat klinike: Fillestare: Pupila të zgjeruara, shok takikardik, presion i ulët gjaku. Progresive: Kongjestion të kraharorit, limfocitozë, vertigo (marramendje), albuminuri, verdhëz, hematuri, trombicitopeni dhe në raste shumë të rënda shok anurik. Simptomat: Ekspozimi i pakët ndaj inhalimit shkakton gjendje të sëmurë, dobësi (ndjenjë e të sëmurit), zhurmë në vesh, lodhje, nauze dhe presion në kraharor i cili largohet me kalimin në ajër të pastër. Helmimet mesatare shkaktojnë dobësi, të vjella, dhimbje mbi stomak, dhimbje në kraharor, diarre dhe dispne (vështirësi në frymëmarrje). Simptomat e helmimeve të rënda mund të ndodhin brenda disa orësh deri në disa ditë duke rezultuar në edema (lëngje nga mushkëria) dhe mund të çojë në marrmendje, cianozë (ngjyrë blu dhe e purput e lëkurës), humbje ndjenjash dhe vdekje. Në sasi të mjaftueshme gazi fosfinë dëmton mëlçinë, veshkat, mushkëritë, sistemin nervor dhe të qarkullimit të gjakut. Inhalimi mund të shkaktojë edema pulmonare dhe hiperemi (presion i lartë i gjakut), hemorragji në sistemin perivaskular të trurit, si edhe edemë të trurit. Gëlltitja mund të shkaktojë simptoma të mushkërive dhe trurit, por dëmtime të organeve të brendshme janë më të zakonshme. Helmimet nga fosfina mund të rezultojnë në: 1. Edema pulmonare, 2. Serum i ngritur dhe fosfataza alkalinë në mëlçi, protrombinë të reduktuar, hemorragji dhe verdhëz, 3. Hematuri dhe anuri në veshka. Patologjia është karakteristikë e hipoksisë (mungesë të oksigjenit në trup). Ekspozimi i shpeshtë në ditë dhe javë mund të shkaktojë helmime. Trajtimi është simptomatik. Efekte akute të mundshme mbi shëndetin: I rrezikshëm në rast kontakti me lëkurën (irritm), në kontakt me sytë (irritues), në rast gëlltitje dhe nëse merret me frymë. Gërryes për sytë dhe lëkurën. Sasia e indeve të dëmtuar varet nga koha e kontaktit me substancën. Kontakti me sytë mund të rezultojë në dëmtim të kornesë deri në verbëri. Kontakti me lëkurën mund të çojë në formimin e inflamacioneve, mbushja me flluska dhe puçra. Marrja nëpërmjet frymëmarrjes së substancës mund të shkaktojë irritime të traktit gastrointestinal dhe respirator, të cilat karakterizohen me djegie, tështima dhe kollitje. Mbiekspozimi i rëndë mund të shkaktojë dëmtime të mushkërisë, shok, humbje ndjenjash deri në vdekje. Efekte kronike të mundshme në shëndet: Ekspozimi i përsëritur i syve në një nivel të ulët të pluhurit mund të shkaktojë irritim të tyre. Ekspozimi i përsëritur i lëkurës mund të shkaktojë shkatërrim lokal të saj ose dermatite. Ekspozimi i përsëritur gjatë frymëmarrjes ndaj tymit të produktit shkakton shkallë të ndryshme të irritimit të traktit respirator dhe dëmtime të mushkërive. Klasa e rrezikut F: Shumë i djegshëm T+: Shumë toksik (Xn): I dëmshëm N: I rrëzikshëm për mjedisin Frazat e rrezikut (R-Risk): R14: Vepron vrullshëm me ujin. R15: Kontakti me ujin çliron gaze të djegshme. R21: I dëmshëm në kontakt me lëkurën. R26: Shumë toksik nëse thithet me frymëmarrje. R28: Shumë toksik nëse gëlltitet. R29: Kontakti me ujin çliron gaze toksike. R32: Kontakti me acide çliron gaze toksike. R34: Shkakton djegie. R39: I rrezikshëm, shkakton efekte të pakthyeshme shumë serioze. R41: Rrezik serioz, dëmton sytë. R50: Shumë toksik për organizmat ujor. Toksiciteti akut: Rruga e marrjes Kafshët DL50 Orale LD50 Minjtë e mëdhenj të kanaleve 11.5 mg/kg Inhalimi ( LC50) Minjtë e mëdhenj të kanaleve 4 orë LC50=0.014 mg/l Irrtim i lëkurës Lepujt Nuk absorbohet nga lëkura Efekte kronike: Nuk ka efekte të padëshirueshme. Ky produkt klasifikohet si shumë i rrezikshëm me UN3048. Klasa e substancave të rrezikshme: 6.1 (substancë toksike).

Informacioni Ekologjik Produkte të biodegradimit: Produkte të rrezikshme dhe afatshkurtra të biodegradimit nuk janë të mundshme. Megjithatë, mund të dalin produkte të rrezikshme afatgjata. Toksiciteti i produkteve i dalë si rezultat i biodegradimit: Vetë produkti dhe produktet e biodegradimit të tij nuk janë toksike. Duke iu referuar karakteristikave dhe mënyrave të përdorimit, këto pesticide nuk pritet që të paraqesin një rrezik të rëndësishëm për organizmat jotarget ose tek burimet ujore në pjesën më të madhe të rr

Nxjerrja dhe Përdorimi Mënyra e deaktivizimit duke e lagur (stafi që kryen këtë procedurë duhet të jetë i pajisur me aparat për frymëmarrje të pavarur): 1. Tretësirat e deaktivizimit pregatiten duke shtuar sasinë e përshtatshme të detergjentëve shkumues në ujë në kontenierë të ndryshëm ose në enë të tjera të përshtatshme. Është e rekomandueshme një tretësirë 2% ose 4 gota detergjent në 113.5l ujë . Kontenieri duhet të mbushet me tretësirë deaktivizuese deri disa centimetra nga pjesa e sipërme e kontenierit. 2. Mater

Informacioni për transportin Numri UN: 3048 Emri i saktë i transportimit: Aluminium Phosphide Pesticide Rreziku: 6.1 Grupi i ambalazhimit: I Kodi Hazchem: 4WE Klasa 6: Substancë toksike që nuk duhet të transportohet në të njëjtin mjet ose të paketohet në të njëjtën ngarkesë me substancat që i përkasin Klasës 1 (eksplozive), 3 (lëngje të djegshme, ku si lëndë është nitrometani), 5.1 (agjentë oksidues ku si substancë janë substancat që janë të rrezikshme në raste zjarresh), 5.2

Informacione rregullator Fosfuri i aluminit vepron me ujin dhe prodhon një gaz toksik që quhet fosfinë, PH3. Gazi fosfinë i pastër është pa erë; era si hudhër është si rezultat i papastërtive të tij. Meqë në disa rrethana era e fosfinës nuk ndihet, mungesa e erës së hudhrës nuk do të thotë se nivelet e rrezikshme të fosfinës janë të ulta ose mungojnë.

Informacione të tjera Fosfuri i aluminit vepron me ujin dhe prodhon një gaz toksik që quhet fosfinë, PH3. Gazi fosfinë i pastër është pa erë; era si hudhër është si rezultat i papastërtive të tij. Meqë në disa rrethana era e fosfinës nuk ndihet, mungesa e erës së hudhrës nuk do të thotë se nivelet e rrezikshme të fosfinës janë të ulta ose mungojnë.

Këshilla në rast helmimi

Status

Foto