A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/chemical/public_html/biocide_vew/system/core/Exceptions.php:185)

Filename: libraries/Session.php

Line Number: 672

Chemicals Database

Emërtimi: Varfarinë

Sinonime: Coumadin, Jantoven, Marevan, Lawarin, Waran dhe Warfant

Identiteti Kimik: Emra tregtarë: Coumadin, Cov-R- Tox, Co-Rax, d-Con, Dethmor, Mar-Fin, Rattunal, Rax, Rodex, Rodex Blox, Rosex, Solfarin, Tox-Hid, Warf dhe Warfarat Formula molekulare: C19H16O4 Formula strukturore: Masa molare: 308.33 g/mol Identiteti Kimik (IUPAC): RS)-4-hydroxy- 3-(3- oxo- 1-phenylbutyl)- 2H- chromen- 2-one Emri CAS: [3-(alpha-Acetonylbenzyl)-4-hydroxycoumarin]

CAS: Numri i rregjistrimit CAS: 81-81-2 PubChem: CID 6691 Kodi ATC: B01AA03 Drug Bank: DB00682 ChemSpider: 10442445 UNII: 5Q7ZVV76EI KEGG: D08682 ChEMBL: CHEMBL1464 ChEBI: CHEBI:10033

Klasifikimi: Klasifikimi: Rodenticid i gjeneratës së parë të antikoagulantëve. Rrjedhës i Kumarinës / Hidroksi-4-Kumarinës. Klasifikimi sipas rregullores numër 1272/2008 të Komisionit Europian [EU-GHS/CLP]: Toksiciteti specifik – ekspozim i përsëritur, i shumëfishtë: Kategoria 1 (rrezik tepër i lartë); H372: Shkakton dëme në organe nëpërmjet ekspozimit të zgjatur dhe të përsëritur. Toksiciteti kronik në mjedisin ujor: Kategoria 3 (rrezik mesatar); H412: I dëmshëm për jetën ujore duke shkaktuar efekte afatgjata. Toksiciteti riprodhues: Kategoria 1A (rrezik tepër i lartë); H360D: Mund të dëmtojë fertilitetin dhe shkakton dëmtime tek fetusi i palindur.

Masat parambrojtëse: I rrezikshëm për njerëzit dhe kafshët shtëpiake: I rrezikshëm: Vdekjeprurës nëse gëlltitet ose inhalohet. Mos e lejoni të bjerë në kontakt me sytë, lëkurën dhe rrobat. Shmangni marrjen frymë në vendet ku ka tym të shkaktuar nga materiali i ngurtë. Gjatë përzierjes së karremeve dhe përqëndrimeve të substancës, duhet të përdorni një maskë respiratore (frymëmarrje, për t’u mbrojtur nga pluhurat dhe tymrat), të rekomandueshme dhe këshillueshme duke u bazuar në udhëzimet përkatëse të tabelës me të dhënat e sigurisë (MSDS), ose maska respiratore me filtra R, P, ose HE. Vishni veshje mbrojtëse dhe doreza rezistente ndaj ujit. Lani duart, krahët dhe fytyrën me ujë të rrjedhshëm dhe sapun pas përzierjes, përdorimit dhe para ngrënies dhe pirjes së lëngjeve. Hiqni veshjet e kontaminuara dhe lajini para se ti rivishni. Ekspozimi ndaj varfarinës gjatë shtatzanisë duhet të shmanget me çdo kusht. Ajo mund të shkaktojë dëme serioze fetusit duke përfshirë edhe defekte në lindje. Mbajeni larg liqeneve, përrenjve dhe pellgjeve të mëdhenj. Mos e hidhni në ujë çfarëdo sasie të mbetur të materialit. Mos ndotni ujin duke larë dhe shpëlarë kontenierët dhe mjetet e tjera të kontaminuara me materiale që janë përdorur.

Ndihma e parë Nëse gëlltitet: Telefononi urgjencën ose kërkoni ndihmë dhe trajtim mjekësor. Jepini personit që ka gëlltitur një gotë me ujë për ta pijë menjëherë. Mos provokoni të vjella nëse ndonjë mjek ose person

Masat kundër zjarrit Procedurë e veçantë për shuarjen e zjarrit: Në rast zjarri, vishni veshje zjarrduruese që janë të pajisura me aparat për frymëmarrje, si edhe pajisje mbrojtëse për të parandaluar kontaktin me sytë dhe lëkurën (maska sysh, maska fytyre, doreza të papërshkueshme prej gome, etj). Pajisje të përshtatshme për fikje: Përdorni shkuma rezistente ndaj alkoolit, dioksid karboni, ujë ose spërkatës kimikë të thatë. Përdorni spërkatës uji për të ftohur kontenierët e ndryshëm të ekspozuar ose në kontakt me z

Masat kundër derdhjes aksidentale Hapa që duhen të merren në rast se materiali është derdhur ose shpërndarë: Shmangni përhapjen në mjedis. Shmangni përhapjen dhe thithjen nga hunda të pluhurave dhe tymrave. Siguroni ventilim të përshtatshëm. Përdorni dhe vishni veshje të përshtatshme që mos të bierë në kontakt me lëkurën dhe trupin dhe të jenë të pajisura me aparat për frymëmarrje të sigurt. Vishni të gjitha paisjet për mbrojtjen personale si doreza gome të papërshkueshme, çizme gome dhe syze të sigurta. Transferoni materialin e

Përdorimi dhe Ruajtja Përdorimi duhet të bëhët konform etiketës dhe nuk duhet të përdoret me mënyra të tjera. Vetëm për përdorime si Rodenticide. 1. Kontrolli i minjve të mëdhenj të kanaleve (Rattus norvegicus), minjtë e çatisë (Rattus rattus) dhe kontrollin e minjve të shtëpisë dhe rreth shtëpive, në ndërtesa të bujqësisë, industriale dhe struktura të ndërtuara nga njeriu, si edhe në sistemin e kanalizimeve dhe ujërave të zeza; 2. Përdorimi sipas udhëzimeve të formuluesit dhe fabrikuesit; 3. Përdorimi për qëllime

Kontrolli Ekspozimit dhe Mbrojtja personale Përmbledhje për paisjet mbrojtëse – informacioni në etiketë për rrezikshmërinë: Përdorni doreza rezistente ndaj kimikateve. Duhet patjetër të ketë burim uji të rrjedhshëm në vendin e punës. Përdorni veshje pune, përparëse, syze të sigurta etj. Duhet patjetër të ketë dush për larje emergjente në vendin e punës. Pasije për frymëmarrje: Paisje respiratore të miratuara dhe të rekomanduara. Ventilimi: Përdorni proçese mbyllëse, ventilim lokal dhe sistem shkarkimi ose pajisje të tjera teknike për k

Vetitë Fizike dhe kimike Pika e shkrirjes: 165 ºC (kur është 100% e pastër) Pika e vlimit: Dekompozohet para vlimit Forma: Pluhur i bardhë (kur është 100% e pastër) Presioni i avullit: 9 x 10-2 mbar në 21.5ºC Koc: 2.96 Kow: 3.20 Pesha specifike: 1.35 (kur është 100% e pastër) Tretshmëria në ujë: Praktikisht i patretshëm (1.7 mg/100 ml në 20ºC) Tretshmëria në tretës të tjerë: I tretshëm deri në pak i tretsh

Qëndrueshmeria dhe Reagueshmëria

Informacion toksikologjik: Pikëpamje emergjente: Toksik. Shmangni kontaktin dhe thithjen nga hunda. Organet target: gjaku, sistemi kardivaskular. Rrugët e hyrjes në organizëm: Inhalimi, sytë, lëkura dhe gëlltitja nga goja. Mund të jetë i dëmshëm kur thithet nga hundët ose nëpërmjet gërryerjes së lëkurës. Mund të shkaktojë irritime të lëkurës, syve dhe sistemit respirator. Mund të shkaktojë keqfunksionime të lindura tek fetusit. Mund të shkaktojë dëmtime tek fëmijët e palindur. Toksik nëse gëlltitet. Shenja dhe simptoma nga ekspozimi: Bllokon koagulimin e gjakut. Shkakton koagulim anormal, mavijosje dhe gjakderdhje. Shkakton indekse anormale në gjak. Mund të shkaktojë dhimbje barku dhe shpine, të vjella dhe urtikarie të kuqe. Mund të shkatojë hematuri (gjak në urinë), gjak në feçe, epistaksis (gjak nga hundët), si edhe hemorragji të membranave mukozale, të buzëve etj. Frazat e rrezikut: R61: Mund të shkatojë dëme tek fëmijët e palindur R48/25: Toksik: Nëse gëlltitet shkakton dëme serioze nga ekspozimi i zgjatur. R52/53: I dëmshëm për organizmat ujorë, mund të shkaktojë efekte të padëshiruara dhe afatgjata në mjedisin ujor. S53: Shmangni ekspozimin, merrni udhëzime të veçanta para përdorimit. S45: Në rast incidentesh ose nëse nuk ndiheni mirë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore (nëse është e mundur tregoni etiketën ose ambalazhin). S61: Shmangni lëshimin, shpërndarjen dhe derdhjen në mjedis. Varfarina është një rodenticid që si fjalë sinjalizuese ka “I rrezikshëm”, ndërsa fjala “Kujdes” përdoret për përqëndrime të ulta dhe për karreme të gatshme për përdorim. Toksiciteti akut/Studime mbi irritueshmërinë: Gëlltitja: Shumë toksik. Doza Letale Orale për minjtë e kanaleve (LD50 = 3-325 mg/kg, për varfarinë teknike 100%) Nga lëkura (dermale): Nga lëkura për minjtë e kanaleve LD50 mbi 1400mg/kg, për karreme me varfarinë teknike 100%. Frymëmarrja (Inhalimi): Për mijtë e kanaleve (LC50 mbi 320mg/m3, për karreme me Varfarinë teknike 100%). Toksiciteti kronik: Vdekja e dy njerëzve ndodhi pas gëlltitjes së varfarinës 0.25% në miell misri për mbi 15 ditë. Efektet terratogjenike (mbi riprodhueshmërinë): Cilësohet si terratogjen human, sepse shkakton defekte të lindjes tek pasardhësit për gratë që marrin doza klinike të përbërjes gjatë çdo tremestri të shtatzënisë. Përdorimi terapeutik nga gratë shtatzëna ka rezultuar në hemorragji fatale të fetusit dhe keqformime, deformime dhe vonesë mendore tek fëmijët. Megjithatë, sasia e varfarinës tek karremet është shumë e ulët. Gëlltitja e vetëm një doze të karremit të trajtuar me varfarinë nga një femër e rritur nuk do të shkaktojë efekte terratogjenike. Toksiciteti i organeve: Varfarina shkakton dëmtime të organeve duke bllokuar koagulimin e gjakut. Absorbimi nga mushkëritë mund të rezultojë në efekte hemorragjike. Kafshët e vrara nga konsumimi i varfarinës shfaqin zbehje shumë të madhe të lëkurës, muskujve dhe të gjitha organeve të brendshme. Veç kësaj, shenja të hemorragjisë mund të shfaqen në pjesë të tjera të trupit. Gjaku i tillë i cili mbetet në zemër dhe enët e gjakut është tepër i hollë dhe formon një mpiksje të vogël ose nuk formon fare mpiksje. Simptoma të ekspozimit të njeriut ndaj varfarinës përfshijnë hematuri (gjak në urinë), dhimbje shpine, hematoma në këmbë dhe duar, gjakderdhje nga buza, hemorragji nga membranat mukozale, dhimbje barku, të vjella dhe gjak në feçe.

Informacioni Ekologjik Të dhëna farmakokinetike: Bio-disponueshmëria: 100% Gjysmë jeta: 40 orë Efektet mbi zogjtë: Toksiciteti akut tek zogjtë i varfarinës tregon se ajo praktikisht është jotoksike për zogjtë e gjahut. Studime të tjera kanë treguar se varfarina ka një toksicitet mesatar deri në jotoksike për zogjtë e gjuetisë dhe zogjtë e ujit. Një studim tjetër ka treguar se përdorimi i karremeve të varfarinës 10% tek rosat ka qënë toksik mesatar (LC50 më e madhe se 120 mg/kg) kur merret me një dozë

Nxjerrja dhe Përdorimi Nxjerrja nga përdorimi i pesticideve: Mbetjet e pesticideve janë shumë të rrezikshme. Nxjerrja nga përdorimi në mënyrë jo të përshtatshëm i pesticideve të tepërta, përzierjeve sprucuese etj, është shkelje ligji. Në rast derdhjesh të vogla, ndiqni të gjitha udhëzimet siç tregohet më sipër dhe pastrojeni menjëherë. Pastroni mirë sipërfaqen, zonën e punës dhe mbetjet që janë nxjerrë nga përdorimi. Nxjerrja nga përdorimi i kontenierëve: Boshatisni plotësisht kontenierët duke i tundur dhe zbrazur anë

Informacioni për transportin Transporti nga toka (US DOT): Emri i duhur për transportin e mallrave DOT: Toksik i ngurtë, organik, n.o.s (Varfarinë). Klasa e rrezikut DOT: 6.1 Etiketa e rrezikut DOT: Helmues Numri ose kodi UN/NA: 2811 Grupi i paketimit: 1 Transpotri nga toka (ARD/RID Europiane): Emri për transportin e mallrave ARD/RID: Toksik i ngurtë, organic, n.o.s (Varfarinë). Numri ose Kodi UN: 2811 Grupi i paketimit: 1 Transporti ajror (ICAO/IATA): Emri për transportin e mallrave ICAO/IATA: Toksik i ngurtë, organik,

Informacione rregullator

Informacione të tjera

Këshilla në rast helmimi

Status

Foto