A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/chemical/public_html/biocide_vew/system/core/Exceptions.php:185)

Filename: libraries/Session.php

Line Number: 672

Chemicals Database

Emërtimi: Difetialon

Sinonime: C31H23BrO2S Formula strukturore: Masa molare: 539.48 g/mol

Identiteti Kimik: Identiteti Kimik (IUPAC): 3-[3-(4’-bromo [1,1’ biphenyl]-4-yl)-1,2,3,4 tetrahydronaphth-1-yl]-4-hydroxy-2H-1- benzothiopyran-2-one; ose 3-[3-[4- (4-bromophenyl) phenyl]- 1-tetralinyl]- 2-hydroxy- 4-thiochromenone Emërtimi kimik (CAS): 2H-1-Benzothiopyran-2-one, 3-[3-(4’-bromo[1,1’-biphenyl]-4-yl)-1,2,3,4-tetrahydro-1-naphthalenyl]-4-hydroxy- CIPAC Nr. 549

CAS: Numri i rregjistrimit CAS: 104653-34-1 PubChem: 91771 KEGG: C18695

Klasifikimi: Shkalla dhe klasifikimi i rrezikshmërisë: I rrezikshëm Klasifikimi: Rodenticid. Helm metabolik. Klasifikimi sipas rregullores numër 1272/2008 të Komisionit Europian [EU-GHS/CLP]: Nuk është i klasifikuar sipas kësaj rregullore.

Masat parambrojtëse: Frazat e sigurisë: S45: Në rast aksidentesh ose nëse nuk ndiheni mirë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore (tregoni etiketën dhe MSDS përkatëse, kur është e mundur. S53: Shmangni ekspozimin. Siguroni udhëzimet të veçanta para përdorimit. S60: Ky material dhe kontenieri i tij duhet të nxirren nga përdorimi si mbejtje të rrezikshme. S61: Shmangni derdhjet në mjedis. Referojuni udhëzimeve të etiketave ose të MSDS përkatëse të lëndës. Përdorimi: Shmangni kontaktin me lëkurën, sytë dhe veshjet. Mbani veshjet e punës veç. Lani duart pas përdormit të produktit. Hiqni menjëherë veshjet e ndotura dhe pastrojini plotësisht para se ti vishni sërish. Sasia që nuk mund të pastrohet duhet të shkatërrohet (digjet).

Ndihma e parë Në rast kontakti me sytë: Mbani sytë hapur dhe shplajini me ngadalë dhe me kujdes me ujë të pastër dhe të rrjedhshëm për 15-20 minuta. Hiqni lentet e kontaktit (nëse keni) dhe shplajini me ujë të boll

Masat kundër zjarrit Nuk ka rreziqe serioze nga zjarri. Substanca nuk është shumë e djegshme, nuk është oksiduese dhe shpërthyese dhe nuk çliron gaze gjatë nxehjes. Mjete fikëse: Përdorni shkuma, kimikate të thata, dioksid karboni ose spraje uji gjatë shuarjes së zjarreve. Përdorimi i shkumave dhe kimikateve të thata është i këshillueshëm për të shmangur derdhjet e mëdha të ujit. Rreziqe të veçanta nga shpërthimet: Preparati nuk njihet të prodhoj produkte të rrezikshme gjatë dekompozimit në kushte normale. Produkte

Masat kundër derdhjes aksidentale Përkujdesje për mjedisin: Në rast derdhjesh të mëdha në ujë duhet që menjëherë të pengoni hyrjen e ujit në sistemin e kanalizimeve, tubacioneve dhe ujërave të zeza. Nëse uji i ndotur arrin në to, menjëherë informoni autoritet përkatëse. Pastrimi: Mbidhni dhe pastroni preparation në kontenierin përkatës për ta përdorur ose për ta nxjerrë nga përdorimi. Pas largimit, pastroni zonën e ndotur me ujë dhe detergjent. Shmangni hyrjen e ujit të përdorur për pastrim dhe larje në sistemin e kanalizimeve,

Përdorimi dhe Ruajtja Përdorimi: Përdoret për kontrollin e minjve të kanaleve në kanalizime dhe në shtëpi banimi dhe për kontrollin e minjve të tjerë. Ruajtja: Mbani kontenierët mbyllur mirë dhe të puthitur, në vende të ajrosura mirë dhe të freskëta. Mbajeni larg vendeve me agjentë oksidues dhe larg materialeve acide dhe kripëra të forta. Ruajeni në temperaturë 15 - 30 °C. Ruajeni materialin në kontenierë qelqi, plastik, metalik sipas udhëzimeve të prodhuesit. Kontrolloni të gjithë kontenierët nëse janë të pajiusr me

Kontrolli Ekspozimit dhe Mbrojtja personale Kontrollet profesionale ndaj ekspozimit: Duhet që të kihet parasysh se lënda aktive mund të shkaktoj dëme serioze për shëndetit nga ekspozimi i zgjatur. Mbrojtja respiratore: Nuk shkakton rrezik në frymëmarrje, por maskat për frymëmarrje të sigurt janë të rekomanueshme. Mbrojtja e duarve: Është e rekomandueshme që të vishen doreza lateksi që janë të përshtatshme për rreziqet biologjike. Edhe gjatë heqjes dhe manipulimit të dorezave duhet të kihet një përkujdesje e veçantë. Përdoruesit duhet të

Vetitë Fizike dhe kimike Pika e shkrirjes (në gjendje të pastër): 233ºC në fillim të shkrirjes, 236ºC në përfundim të shkrirjes Temperatura e dekompozimit: Nuk dekompozohet poshtë temperaturës së shkrirjes Pamja (në gjendje të pastër): Pluhur me ngjyrë të verdhë (në pastërti 99%) Djegshmëria: Nuk është shumë i djegshëm Konstantja e ligjit të Henrit: ?1.8x10-2 Pam3/mol Veçoritë oksidues: Nuk është agjent oksidues Shpërthyeshmëria: Nuk ka fuqi shpërthyese Densiteti relativ (në gjendje të pastër): 1.36 g/ml në 25ºC dhe

Qëndrueshmeria dhe Reagueshmëria

Informacion toksikologjik: Frazat e rrezikut: R26/27/28: Shumë toksik nëpërmjet frymëmarrjes, në rast kontakti me lëkurën dhe nëse gëlltitet. R48/23/24/25: Toksik: i rrezikshëm duke shkaktuar dëme serioze në shëndet nëpërmjet ekspozimit të zgjatur me frymëmarrje, në rast kontakti me lëkurën dhe nëse gëlltitet. S61: Mund të shkaktoj dëme tek fëmijët e palindur. S50/53: Shumë toksik për gjallesat ujore, mund të shkaktoj efekte të padëshiruara nëpërmejt ekspozimti të zgjatur në mjedis. Toksiciteti akut: LD50 Orale për minjtë e mëdhenj (për meshkujt): 0.55 mg/kg p.t. dhe 0.58mg/kg p.t. për femrat e këtij lloji. LD50 Orale për minjtë e vegjël: 1.29 mg/kg p.t. LD50 Orale për qentë: 11.8 mg/kg p.t. LD50 Orale për macet: ?16 mg/kg p.t. LD50 Orale për derrat: 2-3 mg/kg p.t. LD50 nga lëkura për minjtë e mëdhenj: 6.5 mg/kg p.t. LC50 për frymëmarrjen për minjtë e mëdhenj: i gjithë trupi: LC50: ?10.7 ?g/l/ 4 orë; vetëm nga hunda: ? 5.0 ?g/l 4 orë, por ?19.3?g/l/ 4 orë Irritueshmëria e syve – Nuk klasifikohet si irritues për sytë. Irritueshmëria e lëkurës – Nuk klasifikohet si irritues për lëkurën. Ndjeshmëria – Nuk klasifikohet si shkatar i ndjeshmërisë së lëkurës. Kancerogjeniciteti: Nuk ka të dhëna që të jetë substancë kancerogjene. Gjenotoksiciteti/Mutagjeniciteti: Nuk ka efekte mutagjenike ose gjenotoksike in vivo dhe in vitro. Toksiciteti riprodhues (Terratogjeniciteti): Eksperimentet e kryera tek minjtë e mëdhenj dhe lepujt, nuk kanë treguar për efekte terratogjenike dhe embriogjenike, por meqënëse është një substancë e ngjashme në veprimin kimik me varfarinën dhe duke qënë se varfarina shkakton efekte terratogjenike tek njerëzit, është propozuar që edhe difetialoni të klasifikohet si substancë terratogjenike në të njëjtën mënyrë si edhe varfarina. Komente të tjera: Substanca aktive është një antikoagulant i fuqishëm që ka efekte akumulative për shkak të aktivitetit të vitaminës K1.

Informacioni Ekologjik Ekotoksiciteti (të dhëna mbi toksiciteti mbi kafshët jo target dhe në mjedis): Për zogjtë: Akute orale LD50 = 0.264 mg/kg p.t. (për thëllëzën e zakonshme). Për gjitarët: Akute orale LD50 = 0.4-0.8 mg/kg p.t. (për minjtë e mëdhenj). Toksicitet akut për jetën në ujë: Peshqit: LC50: 51 ?g/l për Oncorhynchus mykiss, koha e ekspozimit 96 orë. Për peshkun Salmo gairdneri LC50 (96 orë): max 51?g/l Algat (Selanastrum capricornutum): ErC50 (për 72 orë): 180 ?g/l. Ivertebrorët Daphnia magna (pleshti i u

Nxjerrja dhe Përdorimi Substanca: Preparati mund të shkaktoj vdekje nëse mund të gëlltitet nga kafshët shtëpiake dhe të egra. Duhet patur parasysh që gjatë nxjerrjes nga përdorimi të kësaj substance, të mos ekspozohet me kafshët shtëpiake dhe të egra. Për substancën e tepërt dhe që nuk hynë në punë, lajmëroni autoritetet përkatëse ose kompanitë që merren me nxjerrjen nga përdorimi. Mos e derdhni në kanalizime, ujërat e zeza ose në tubacione të ndryshme. Referohuni rregulloreve të mbejtjeve lokale dhe të mjedisit. Pak

Informacioni për transportin Në bazë të Kodit Australian për Substancat e Rrezikshme, nuk klasifikohet si substancë e rrezikshme për transportit rrugor dhe detar. Në bazë të rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare të transportit nuk klasifikohet si substancë e rrezikshme.

Informacione rregullator Gjendja e Rregjistrimit: I përfshirë në listën e Lëndëve DDD për vitin 2012-2013 të Ministrisë së shëndetësisë, dt. 03 Gusht, 2012, tek Rodenticidët (Dezinsektantë, Deratizantë dhe Dezinfektantë). Lista e azhornuar sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të Komisionit Europian, në Aneksin I.

Informacione të tjera Gjendja e Rregjistrimit: I përfshirë në listën e Lëndëve DDD për vitin 2012-2013 të Ministrisë së shëndetësisë, dt. 03 Gusht, 2012, tek Rodenticidët (Dezinsektantë, Deratizantë dhe Dezinfektantë). Lista e azhornuar sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të Komisionit Europian, në Aneksin I.

Këshilla në rast helmimi

Status

Foto