A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/chemical/public_html/biocide_vew/system/core/Exceptions.php:185)

Filename: libraries/Session.php

Line Number: 672

Chemicals Database

Emërtimi: Klorofakinon

Sinonime:

Identiteti Kimik: C23H15ClO3 Formula strukturore: Masa molare: 374.82 g/mol Identiteti Kimik (IUPAC): 2-[2-(4-chlorophenyl)-1-oxo-2-phenylethyl]indane-1,3-dione

CAS: Numri i rregjistrimit CAS: 3691-35-8 Numri EC: 223-003-0 Numri EINECS: 223-003-0 Numri CIPAC: 208 PubChem: 19402 ChemSpider: 18286 UNII: 34Y6E0063Y KEGG: C18514

Klasifikimi: Klasifikimi: Rodenticid. Antikoagulant. Rrjedhës i Indandion 1, 3. Klasifikimi sipas rregullores numër 1272/2008 të Komisionit Europian [EU-GHS/CLP]: Toksiciteti akut: Kategoria 1; H310: Vdekjeprurës nëse bie në kontakt me lëkurën. Toksiciteti akut: Kategoria 2; H300: Vdekjeprurës nëse gëlltitet. Toksiciteti akut: Kategoria 3; H331: Toksik në merret me frymëmarrje. Toksiciteti specifik – ekspozim i përsëritur, i shumëfishtë: Kategoria 1; H372: Shkakton dëmtim në organe nëpërmjet ekspozimit të zgjatur dhe të vazhduar. Toksiciteti akut ujor: Kategoria 1; H400: Shumë toksik për jetën ujore. Toksiciteti kronik ujor: Kategoria 1; H410: Shumë toksik për jetën ujore duke shkatuar efekte të dëmshme afatgjata.

Masat parambrojtëse: S1/2: Mbajeni të kyçur dhe larg fëmijëve S36/37: Vishni veshje mbrojtëse të përshtatshme dhe doreza S45: Në rast incidentesh ose nëse nuk ndiheni mir ëgjatë punës, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore (tregoni etiketën e materialit, MSDS përkatëse ose ambalazhin). S53: Shmangi ekspozimin, kërkoni udhëzime të veçanta përdorimi para se të filloni punën. S60: Ky material dhe kontenieri i tij duhet të nxirren nga përdorimi si mbetje të rrezikshme. S61: Shmangni derdhjen dhe shpërndarjen në mjedis. Referohuni udhëzimeve të MSDS përkatëse të substancës. I rrezikshëm për njerëzit dhe kafshët shtëpiake. Vdekjeprurës nëse gëlltitet ose inhalohet. Mos e lejoni të bjerë në kontakt me sytë, lëkurën dhe rrobat. Shmangni frymëmarrjen në vende ku ka tym të shkaktuar nga materiali i ngurtë. Gjatë përzierjes së karremeve me përqendrime të caktuara të vetë substancës duhet të përdorni një maskë respiratore (frymëmarrje) për t’u ruajtur nga pluhurat dhe tymrat. Përdorsni maska të rekomandueshme dhe këshillueshme duke u bazuar në udhëzimet përkatëse të MSDS ose maska respiratore me filtra R, P, ose HE. Vishni veshje mbrojtëse dhe doreza rezistente ndaj ujit. Lani duart, krahët dhe fytyrën me ujë të rrjedhshëm dhe sapun pas përzierjes, përdorimit, para ngrënies dhe pirjes së lëngjeve. Hiqni rrobat e kontaminuara dhe lajini para se ti rivishni. Masa paraprake për përdorimin: Lexoni me kujdes të gjithë etiketën e produktit para përdormit. Ndiqni të gjitha udhëzimet përkatëse sipas etiketës. Shmangni kontaktin me sytë, lëkurën dhe veshjet.

Ndihma e parë Sytë: Lajini sytë menjëherë më ujë të rrjedhshëm. Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse irrtimi i syve vazhdon. Irritim i lehtë i syve. Lëkura: Lajeni me ujë dhe sapun. Kërkoni menjëherë ndihmë mje

Masat kundër zjarrit Temperature e vetëndezjes: Nuk është i djegshëm. Mjete fikëse: Përdorni mjete të përshtatshme për shuarjen dhe rrethimin e zjarrit. Zjarrfikësit: Zjarrfikësit duhet të veshin veshje të veçanta për raste zjarresh të paisura me aparat për frymëmarrjen.

Masat kundër derdhjes aksidentale Derdhjet e mëdha dhe procedura për to: Izoloni materialin e derdhur dhe zonën. Kufizoni lëvizjet dhe kalimet e personave të panevojshëm në zonë. Mos lejoni që materiali i derdhur të kalojë në sistemin e kanalizimeve dhe të ujërave të zeza, në pellgje dhe kanale të ndryshme etj. Vishni veshje speciale dhe të paisura me maska hundësh nëse është e nevojshme. Merrni me kujdes dhe largoni materialin e derdhur, vendoseni në një kontenier të mbyllur dhe të etiketuar mirë në një zonë të kufizuar për ta

Përdorimi dhe Ruajtja Përdorimi: Përdoret për kontrollin e minjve të kanaleve në kanalizime dhe në shtëpi banimi dhe për kontrollin e minjve të tjerë. Mund të përdoret edhe në mjedise të brendshme. Kërkesat për ruajtje: Ruajeni në kontenierë origjinalë dhe mbajeni në vende të ftohta, të thata dhe larg fëmijëve, kafshëve shtëpiake dhe kafshëve të tjera. Mos lejoni që materiali i derdhur të kalojë në sistemin e kanalizimeve dhe të ujërave të zeza, në pellgje dhe kanale të ndryshme etj. Mbani kontenierët të puthitur mi

Kontrolli Ekspozimit dhe Mbrojtja personale Ajrimi: Ajrimi nuk është kusht i domosdoshëm për përdormin e produktit në rast se ndiqen përpikmërisht udhëzimet e etiketës dhe të MSDS përkatëse. Paisje dhe veshje mbrojtëse: Përdorni doreza. Frymëmarrja: Përdorni maska hundësh ose aparate për frymëmarrrje. Paisjet e kontaminuara: Mbajtësit e karremave që janë të dëmtuara dhe të padëshiruar duhet të mbështillën me letër dhe të dërgohen tek fitofarmacia ose farmacia bujqësore ku materiali është blerë ose të komunikohet me personat e trajnuar

Vetitë Fizike dhe kimike Pika e shkrirjes: 143ºC (99.7%) Pika e vlimit: Dekompozohet para pikës së vlimit Temperatura e dekompozimit: 250ºC Pamja (në gjendje të pastër): Pluhur i verdhë i zbehtë (99.85%) Dendësia relative: 1.4301 g/ml (99.85%) Tensioni sipërfaqësor: 68.9 mN/m në 20.6ºC Presioni i avullit: 4.7x10-7 Pa në 23ºC Konstantja e ligjit të Henrit: 0.013725 Pam3/mol Trëtshmëria në ujë(në mg/l): në pH 4L 1 mg/l në 20ºC; në pH 7: 344 mg/l në 20ºC; në pH 10: 476 mg/l në 20ºC. Koeficienti i shpërndarjes (logPOW): në

Qëndrueshmeria dhe Reagueshmëria

Informacion toksikologjik: Frazat e rrezikut: R26/27/28: Shumë toksik nëpërmjet frymëmarrjes, në rast kontakti me lëkurën dhe nëse gëlltitet. R48/23/24/25: Toksik: i rrezikshëm duke shkaktuar dëme serioze në shëndet nëpërmjet ekspozimit të zgjatur me frymëmarrje, në rast kontakti me lëkurën dhe nëse gëlltitet. S61: Mund të shkaktoj dëme tek fëmijët e palindur. S50/53: Shumë toksik për gjallesat ujore, mund të shkaktoj efekte të padëshiruara nëpërmejt ekspozimti të zgjatur në mjedis. Pikëpamje emergjente: Mund të jetë fatal nëse gëlltitet ose nëse absorbohet nga lëkura, sepse mund të reduktojë aftësinë koaguluese të gjakut dhe të shkaktoj gjakderdhje. Rrugët primarë të hyrjes në organizëm: Nga goja, lëkura, frymëmarrja. Efekte akute nga mbiekspozimi: Sytë: Mund të shkjaktoj irritim të përkohshëm të syve. Lëkura: Mund të jetë i dëmshëm ose vdekjeprurës nëse absorbohet nga lëkura. Simptoma të helmimit mund të përfshijnë: përgjumje të thellë, humbje oreksi, reduktim të aftësisë koaguluese të gjakut dhe gjakderdhje. Frymëmarrja: Mund të jetë vdekjeprurës nëse thithet nga hundët. Simptomat përfshijnë përgjumje të thellë, humbje oreksi, reduktim të aftësisë koaguluese të gjakut dhe gjadkerdhje. Gëlltitja: Mund të jetë vdekjeprurës nëse gëlltitet. Simptoma të helmimit mund të përfshijnë: Përgjumje të thellë, humbje oreksi, reduktim të aftësisë koaguluese të gjakut dhe gjakderdhje. Efekte kronike: Ekspozimi i zgjatur dhe i përsëritur në sasi të vogla mund të shkaktoj grumbullim të helmit. Simptoma të helmimit mund të përfshijnë: përgjumje të thellë, humbje oreksi, reduktim të aftësisë koaguluese të gjakut dhe gjakderdhje. Kushte mjekësore që rëndohen nga ekspozimi: Çrregullime të rënda mbi gjakderdhjen. Organet shenjë: Gjaku. Toksiciteti akut mbi organizmat: Toksiciteti akut oral për minjtë e mëdhenj LD50: 3.15 mg/kg (1.48-6.68) për meshkujt; Për femrat LD50: 10.95 mg/kg (6.46-18.57); Për femrat dhe meshkujt të kombinuar LD50: 6.26 mg/kg (3.96-9.89) Toksiciteti nga lëkura për minjtë e mëdhënj: LD50: ??2 mg/kg për meshkujt dhe femrat të kombinuar. Toksiciteti nëpërmjet frymëmarrjes për minjtë e mëdhenj: LC50: 7?/l (0.83-59) për meshkujt; LC50: 12?/l (7.8-18) për femrat dhe LC50: 9.3?/l (2.3-38) për femrat dhe meshkujt të kombinuar. Efektet toksike mbi kafshët jotarget: Toksiciteti për peshqit: Onchorhynchus mykiss: për 96 orë LD50: 0.45 mg/l. Toksiciteti për invertebrorët: Daphnia manga: për 48 orë EC50: 0.64 mg/l. Toksiciteti për algat: Demsodesmus subspicatus: për 72 orë EbC50: 1.7 mg/l për biomasën dhe EbC50: 2.2 mg/l për rritjen. Toksiciteti për mikroorganizmat: për 3 orë EC50?1,000mg/l. Toksiciteti tek gjitarët: LD50: 1.48-18.57 mg/kg për minjtë e mëdhenj. Toksiciteti për zogjtë: për 5 ditë LD50: 257 mg/kg për thëllëzën. Ndjeshmëria e lëkurës: Nuk është sensitizues i lëkurës në bazë të kritrereve të Bashkimit Europian. Irritimi i syve: Nuk është irritues për sytë në bazë të kritrereve të Bashkimit Europian, por në disa raste shkakton irritim të lehtë dhe të përkohshëm të syve. Irritimi i lëkurës: Nuk është irritues për lëkurën në bazë të kritrereve të Bashkimit Europian. Gjenotoksiciteti/Mutagjeniciteti: Nuk është mutagjenik tek gjitarët nga studimet dhe eksperimentet e bera. Kancerogjeniciteti: Klasifikohet si kancerogjenik.

Informacioni Ekologjik Ky produkt është toksik për peshqit dhe jetën e egër. Mos e aplikoni direkt në ujë, në sipërfaqe uji ose në zona baticore deri ku arrin niveli i ujit. Ndiqni me kujdes udhëzimet e etiketës për të reduktuar rreziqet mbi fëmijët, kafshët shtëpiake dhe kafshët e tjera.

Nxjerrja dhe Përdorimi Nxjerrja nga përdormi: Mbetjet që kanë rrjedhur nga përdorimi duhet të nxirren nga përdorimi siç është përcaktuar në etiketë. Nxjerrja nga përdorimi i këtij produkti është i lidhur edhe me rregullat dhe udhëzimet përkatëse në varësi të lokalitetit. Konsultohuni me autoritetet përgjegjëse të vendit tënd për të nxjerrë nga përdorimi këtë substancë dhe produket e tij.

Informacioni për transportin Të dhëna mbi transportin (49 CFR): Ky produkt nuk klasifikohet si substancë e rrezikshme në USA dhe Europë për transportimin.

Informacione rregullator

Informacione të tjera

Këshilla në rast helmimi

Status

Foto