A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/chemical/public_html/biocide_vew/system/core/Exceptions.php:185)

Filename: libraries/Session.php

Line Number: 672

Chemicals Database

Emërtimi: Flocoumafen

Sinonime:

Identiteti Kimik: Formula molekulare: C33H25F3O4 Formula strukturore: Masa molare: 542.54441 g/mol Identiteti Kimik (IUPAC): 4-hydroxy-3-[1,2,3,4-tetrahydro-3-[4-(4-trifluoromethylbenzyl-oxy)phenyl]-1-naphthyl]coumarin. Emri CAS: (mixture of cis- and trans-isomers) (IUPAC)-4-hydroxy-3-[1,2,3,4-tetrahydro-3-[4-[[4-trifluoromethyl)phenyl] methoxy]phenyl]-1-naphthalenyl]-2H-1-benzopyran-2-one (9CI) (CA).

CAS: Numri i rregjistrimit CAS: 90035-08-8 Numri EC: 421-960-0 (ELINCS) Numri CIPAC: 453 PubChem: 91748 KEGG: C18696

Klasifikimi: Klasifikimi: Rodenticid i gjeneratës së dytë të antikoagulantëve. Rrjedhës i Kumarinës / Hidroksi-4-kumarinës). Klasifikimi sipas rregullores numër 1272/2008 të Komisionit Europian [EU-GHS/CLP]: Toksiciteti akut: Kategoria 2; H330: Vdekjeprurës nëse thithet me frymëmarrje. Toksiciteti akut: Kategoria 1; H310: Vdekjeprurës nëse bie në kontakt me lëkurën. Toksiciteti akut: Kategoria 2; H300: Vdekjeprurës nëse gëlltitet. Toksiciteti specifik – ekspozim i përsëritur, i shumëfishtë: Kategoria 1; H372: Shkakton dëmtim në organe nëpërmjet ekspozimit të zgjatur dhe të vazhduar. Toksiciteti akut ujor: Kategoria 1; H400: Shumë toksik për jetën ujore. Toksiciteti kronik ujor: Kategoria 1; H410: Shumë toksik për jetën ujore duke shkatuar efekte të dëmshme afatgjata.

Masat parambrojtëse: Frazat e sigurisë: S53: Shmangni ekspozimin, kërkoni udhëzime të veçanta para përdorimit. S45: Në rast incidentesh ose nëse nuk ndiheni mirë kërkoni ndihmë mjekësore (tregoni etiketës, ambalazhin ose MSDS). S60: Ky material dhe kontenieri i tij duhet të nxirrej jashtë përdorimit si mbetje të rrezikshme. S61: Shmangni derdhje dhe shpërndarjen në mjedis. Referohuni udhëzimeve të veçanta në MSDS përkatëse. Frazat e sigurisë bazuar në krahasim me varfarinën: S1/2: Mbajeni të kyçr dhe larg fëmijëve S28: Pas kontaktit me lëkurën, lajeni menjëherë me nëj sasi të madhe uji të rrjedhshëm. S36/37/39: Vishni veshje të veçanta mbrojtëse, doreza dhe në rast ajrimi jot ë mjaftueshëm përdorni doreza të veçanta për frymëmarrje të sigurt. S45: Në rast incidentesh ose nëse nuk ndiheni mirë kërkoni ndihmë mjekësore (tregoni etiketës, ambalazhin ose MSDS). Mbrojtja Personale: Mos inhaloni pluhur dhe tym. Shmangni kontaktin me lëkurën dhe sytë. Kur përdorni produktet dhe substancën, vishni doreza të gjata deri tek brryli. Në rast kontakti me lëkurën ose në rast aplikimi, lajini me një sasi të madhe uji të rrjedhshëm dhe sapun. Këshilla të përgjithshme: Shmangni kontaktin me lëkurën, sytë dhe veshjet. Hiqni veshjet e ndotura dhe të kontaminuara. Nëse ndodhin vështirësi në lidhje me shëndetin njoftoni mjekun. Tregoni mjekut kontenierin, etiketën ose MSDS. Përdorimi: Nuk ka kushte të veçanta për përdorimin nëse ruhet në mënyrë të rregullt. Nëse gjenden minj të ngordhur pas kryerjes së aplikimit duhet të largohen dhe grumbullohen menjëherë për të shmangur fenomene si helmimet sekondare. Mos e përdorni në mjedise të hapura pa përdorur mbajtësat e karreveme. Përdorimi i mbajtësave të karremeve është i rekomandueshëm dhe këshillueshëm. Mbrojtja nga zjarret dhe shpërthimet: Pluhuri mund të formoj përzierje që shpërthejnë me ajrin. Shmangni formimin e tymrave. Shmangni grumbullimin e pluhurave. Shmangni përdorimin në vende që shkaktojnë shkëndija ose zjarre.

Ndihma e parë Nëse inhalohet: Mbajeni pacientin të qetë, lëvizeni pacientin në ajër të pastër, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Në rast kontakti me lëkurën: Pas kontaktit me lëkurën, lajeni menjëherë me shumë uj

Masat kundër zjarrit Rreziqe nga zjaret dhe shpërthimet: Vishni veshje mbrojtëse të plota të pasisura me aparat për frymëmarrjen. Kufizoni përdorimin e ujit për ftohjen e pjesës së mbetur të padëmtuar, kështu që shmangni rrezikun e grumbullimit dhe të ujit të ndotur. Dekontaminoni veshjet mbrojtëse para se ti lëvizni. Masat për shuarjen e zjarrit: Mjete të përshtatshme për shuarjen: Përdorni pluhur, dioksid karboni, shkuma të ndryshme kimike ose sprucime me ujë. Mjete të papërshtatshme fikëse për arsye sigurie: Rry

Masat kundër derdhjes aksidentale Derdhjet dhe nxjerrja nga përdorimi: Pastroni zonën ku është personeli i pambrojtur. Vishni paisje mbrojtëse. Ndaloni derdhjen nëse kryhet pa rrezik duke manovruar kontenierët. Vendosni produktin nga kontenieri i dëmtuar në një enë bosh dhe të pastër dhe vendoseni në distancë nga zona e ruajtjes dhe etiketoni zonën. Nëse kontenieri i dëmtuar mund të ripaketohet ose riambalazhohet duhet të kontaktoni me kompaninë prodhuese. Nëse është e mundur ripërdorni materialin për qëllime përkatëse. Mos e de

Përdorimi dhe Ruajtja Përdorimi: Përdoret për kontrollin e minjve të kanaleve në kanalizime dhe në shtëpi banimi dhe për kontrollin e minjve të tjerë. Mund të përdoret edhe në mjedise të brendshme. Ruajtja: Kontenieri dhe materiali duhet të ruhet në vende të posaçme dhe larg ushqimeve dhe ushqimit të kafshve. Duhet të ruhet në kushte pa lagështirë dhe temperaturë të lartë. Mbajini kontenierët të mbyllur hermetikisht, ne vende të caktuara dhe që nuk arrihen nga fëmijët dhe kafshët shtëpiake. Mbajeni në vende të ajros

Kontrolli Ekspozimit dhe Mbrojtja personale Mbrojtja e frymëmarrjes: Të përdoren aparate për frymëmarrje të sigurt nga aerosolet dhe pluhurat. Nëse ajrimi i zonës nuk është i mjaftueshëm duhet patjetër të përdoren maska për ajrin ose aparate për frymëmarrjen. Mbrojtja e duarve: Përdorni doreza të përshtatshme gome rezistente ndaj kimikateve. Dorezat duhet të jenë sa më të gjata. Përdorni doreza të përbëra nga goma nitrile, goma e kloroprenit, goma butilike dhe të tjera. Mbrojtja e syve: Përdorni syze mbrojtëse me shtresa anësore për të

Vetitë Fizike dhe kimike Pika e shkrirjes (në gjendje të pastër): 166.1-168.2ºC (në pastërti 99.4%) Pika e vlimit (në gjendje të pastër): Dekompozohet para vlimit (në pastërti 99.4%) Temperatura e dekompozimit: Afërisht 280ºC Pamja (në gjendje të pastër): I bardhë, kristale të ngurta të vogla (në pastërti 99.4%) Dendësia relative (në gjendje të pastër): 1.4 (në pastërti 99.4%) Tensioni sipërfaqësor (në gjendje të pastër): ? 1 mg/l Presioni i avullit në Pa: ?1x10-3 Pa në 20, 25 dhe 50ºC Konstantja e ligjit të Henrit: ?3.

Qëndrueshmeria dhe Reagueshmëria

Informacion toksikologjik: Treguesi i rrezikshmërisë: Shumë toksik, i rrezikshëm për mjedisin. Efektet në shëndet: Efektet akute: I rrezikshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet ose bie në kontakt me lëkurën një ngjyrë mund të shfaqet në lëkurë ose rreth gojës, gjë e cila tregon se ka ndodhur ekspozimi ndaj këtij produkti. Jo irritues për sytë. Jo irritues për lëkurën dhe jo sensitizues për të. Pak i rrezikshëm nëse inhalohet dhe nëse përdoret në mënyrë korrekte. Efekte kronike: Efektet grumbulluese të flokumafenit tregojnë se vlerat e protrombinës rezultojnë me hemorragji plotësisht të shpërndara, reduktim të funksionit mpiksës dhe ndryshime degjeneruese në mëlçi. Nuk njihen rreziqe të veçanta, nëse rregullat dhe udhëzimet për ruajtjen dhe përdorimin do të zbatohen përpikmërisht. Frazat e rrezikut: R26/27/28: Shumë toksik nëpërmjet frymëmarrjes, në rast kontakti me lëkurën dhe nëse gëlltitet. R48/23/24/25: Toksik: i rrezikshëm duke shkaktuar dëme serioze në shëndet nëpërmjet ekspozimit të zgjatur me frymëmarrje, në rast kontakti me lëkurën dhe nëse gëlltitet. S61: Mund të shkaktoj dëme tek fëmijët e palindur. S50/53: Shumë toksik për gjallesat ujore, mund të shkaktoj efekte të padëshiruara nëpërmejt ekspozimti të zgjatur në mjedis. Toksiciteti oral akut për minjtë e mëdhenj: LD50 = 0.13-0.5 mg/kg (R28: Shumë toksik nëse gëlltitet). Toksiciteti oral akut nga lëkura për minjtë e mëdhenj: LD50 = 0.43-1.14 mg/kg (R27: Shumë toksik në rast kontakti me lëkurën). Toksiciteti për minjtë e mëdhenj nëpërmjet inhalimit: LC50 = 0.0006 - 0.007 mg/l (R26: Shumë toksik nëse merret me frymëmarrje). Irritimi për lëkurën tek lepujt: Nuk është irritues për lëkurën tek lepujt për trëtësirë 1%. Sensitizimi i lëkurës: Nuk ka efekte sensitizuese ndaj kafshëve që janë bërë eksperimente, psh tek kavja. Gjenotoksiciteti/Mutagjeniciteti: Nuk ka efekte mutagjenike në kushte in vivo dhe in vitro. Kancerogjeniciteti: Nuk ka efekte kancerogjenike nga përdorimi dhe ruajtja e materialit. Toksiciteti për peshqit: Onchorhynchus mykiss për 96 orë: LC50: 0.07 mg/l; LC50 = 0.112 mg/l (për 96 orë) për peshkun Lepomis macrochirus. Toksiciteti për invertebrorët: Daphnia magna për 48 orë: EC50: 0.18 mg/l Toksiciteti për algat: Pseudokircheneriella subcapitata për 72 orë: EbC50 dhe ErC50: ?18.2 mg/l Toksiciteti akut tek gjitarët: për minjtë e mëdhenj: LD50: 0.13 mg/kg p.t. (dozë e vetmë nga goja). Toksiciteti akut për zogjtë: për rosën e egër Anas platyrhynchos: LD50: 24 mg/kg p.t.

Informacioni Ekologjik Ekotoksiciteti: Toksik për gjitarët. Mesatarisht toksik për zogjtë. Praktikisht jotoksik për peshqit dhe organizmat e tjerë ujorë. Karremat e trajtuara dhe minjtë e ngrodhur mund të bëhet tërheqës për gjitarët dhe kafshë të tjerë, kështu që mund të jenë të rrezikshme për to dhe jetën e egër. Jetëgjatësia: Jo lehtësisht i biodegradueshëm. Mbrojtja e kafshëve të egra, peshqve, krustaceve dhe mjedisit: Karremat e trajtuara me flokumafen janë të rrezikshme për derrat, macet, qentë, pulat (pularitë)

Nxjerrja dhe Përdorimi Duhet të nxirret jashtë përdorimit ose të digjet në bazë të rregullave dhe udhëzimeve përkatëse. Ambalazhet e ndotura: Ambalazhet e ndotura duhet të boshatisen sa më shpejt të jetë e mundur dhe duhet të nxirren jashtë përdorimit në të njëjtën mënyrë si substanca ose produkti.

Informacioni për transportin Transporti për në shtëpi: Nuk klasifikohet si “Substancë e Rrezikshme” sipas rregulloreve dhe udhëzimeve të kodit ADG. Transporti detar: Nuk klasifikohet si “Substancë e Rrezikshme” sipas rregulloreve dhe udhëzimeve të kodit IMDG. Transporti ajror: Nuk klasifikohet si “Substancë e Rrezikshme” sipas rregulloreve dhe udhëzimeve të kodit ATA/ICAO.

Informacione rregullator

Informacione të tjera

Këshilla në rast helmimi

Status

Foto