A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/chemical/public_html/biocide_vew/system/core/Exceptions.php:185)

Filename: libraries/Session.php

Line Number: 672

Chemicals Database

Emërtimi: Cianur Hidrogjeni

Sinonime:

Identiteti Kimik: Formula molekulare: HCN Formula strukturore: H-C?N. Cianuret: -H?N- Masa molare: 27.03 g/mol Identiteti Kimik (IUPAC): Hydogenic Cyanide

CAS: Numri i rregjistrimit CAS: 74-90-8 Numri EC: 200-821-6

Klasifikimi: Klasifkimi: Rodenticid. Fumigant. Komponim inorganik. Klasifikimi sipas rregullores numër 1272/2008 të Komisionit Europian [EU-GHS/CLP]: Djegshmëria e lëngjeve: Kategoria 1: H224: Lëngje dhe avuj shumë të djegshëm. Toksiciteti akut: Kategoria 2; H330: Vdekjeprurës nëse thithet me frymëmarrje. Toksiciteti akut ujor: Kategoria 1; H400: Shumë toksik për jetën ujore. Toksiciteti kronik ujor: Kategoria 1; H410: Shumë toksik për jetën ujore duke shkatuar efekte të dëmshme afatgjata.

Masat parambrojtëse: Frazat e Sigurisë: S1/2: Mbajeni të kyçur. Mbajeni larg fëmijëve. S16: Mbajeni larg burimeve që shkaktojnë zjarr dhe shkëndija. Mos pini duhan. S36/37: Vishni veshje të përshtatshme mbrojtëse. Vishni doreza të sigurta. S38: Në rast ventilimi të ulët, përdorni maska respiratore për frymëmarrje të sigurt. S45: Në rast incidentesh ose nëse nuk nduheni mirë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni etiketën përkatëse nëse është e mundur. S53: Shmangni ekspozimin – merrni udhëzime përkatëse para përdorimit. S59: Referohuni prodhesit ose importuesit për informacione mbi riciklimin. S61: Shmangni derdhjet në mjedis. Referohuni MSDS përkatëse ose etiketave. R12: Shumë i djegshëm. Masa paraprake personale: Menjëherë kontaktoni personelin e emergjencës ose mjekët. Mbani personelin e panevojshëm larg zonës. Përdorni veshje dhe pajisje të veçanta. Fikni pajisjen e gazit nëse mund të bëhet pa rrezik. Izoloni hapësirën derisa gazi të largohet plotësisht. Masa paraprake për mjedisin: Shmangni shpërndarjen e materialit të derdhur, si edhe kontaktin e tij me tokën dhe ujin në sistemin e kanalizimeve dhe ujëra të zeza. Mos shponi ose digjni kontenierët. Mos thithni gaz. Përdoreni vetëm në ajrim të përshtatshëm. Mbajini kontenierët të mbyllur. Kontakti i zgjatur mund të shkaktoj morth. Përdoreni vetëm në vende të mirëventiluara. Gaz me presion shumë të lartë. Përdorni pajisje të përshtatshme për presion të lartë. Mbyllni valvulën e pajisjes pas çdo përdorimi dhe kur është bosh. Mbani kontenierët të mbyllur. Mbroni kontenierët me presion nga dëmtimet fizike, mos e tërhiqni zvarrë, mos e rrotulloni, mos e merrni me tërheqje dhe mos e lëshoni menjëherë në tokë. Përdorni karrocë dore të përshtatshme për lëvizjen dhe transportimin e materialit.

Ndihma e parë Nuk duhet të bëhet asnjë veprim për ndimë, nëse nuk jeni të trajnuar mbi këtë punë. Nëse dyshohet që në mjedis janë të pranishëm shkumë ose gaz, personeli i trajnuar dhe përgjegjës duhet të vesh një m

Masat kundër zjarrit Djegshmria: Produkti nuk është i djegshëm. Produkte të djegies: Produktet e dekompozimit mund të përfshijnë: dioksid karboni, monoksid karboni dhe okside të azotit. Mjete për shuarjen dhe udhëzime: Përdorni mjete fikëse të përshtatshme për të rrethuar zjarrin. Hidhni ujë nga një distancë e sigurt për të ftohur kontenirët e materialit dhe për të rrethuar zonën e zjarrit. Nëse burimi i produktit është përfshirë nga flakët, mbyllni menjëherë kontenierin nëse mund të bëhet pa rrezik. Mbani gazin n

Masat kundër derdhjes aksidentale Mënyra për pastrim: Menjëherë kontaktoni me qëndrën mjekësore ose personelin e emergjencës. Ndaloni rrjedhjen e gazit nëse mund të bëhet pa rrezik. Përgjigja në rast rrjedhje: Për shkak të sasisë së vogël që mund të kenë kontenierët cilindrik të vegjël, derdhja aksidentale e gazit paraqet rrezik për mbiekspozimin ndaj cianurit të hidrogjenit dhe ulje të sasisë së oksigjenit në mjedis më të vogël se në rastin kur materiali mbahet në kontenierë më të mëdhenj. Megjithatë, si në rastet e derdhjeve

Përdorimi dhe Ruajtja Përdorimi: Përdoret për kontrollin e minjve të kanaleve në kanalizime dhe larg qëndrave të banuara dhe shtëpive të banimit. Nuk përdoret në mjedise të brendshme. Përdoret për helmimin me gaz të strofullave në tokë të minjve të kanalave dhe minjve të tjerë, por larg vendeve të populluara nga njërëzit, sepse është gaz shumë toksik dhe helmues. Ruajtja: Kontenieri duhet të ruhet me kokë lart, me një kapak për mbrojtjen e valvulës dhe të siguruar mirë për të parandaluar rënien ose rrëzimin në tokë.

Kontrolli Ekspozimit dhe Mbrojtja personale Kontrolli teknik: Përdorni materialin në vende të ajrosura mirë. Përdoreni në vende të izoluara me ventilim të mjaftueshëm dhe me mjete të tjera teknike për të mbajtur ekspozimin e punonjësve në kushtet e rekomandueshme. Mbrojtja personale: Sytë: Duhet të përdoren syze mbrojtëse në rastet kur treguesit e rrezikut janë të pranishme, për të shmangur ekspozimin e spërklave të derdhura, mjegullave ose pluhurave. Lëkura: Pajisjet për mbrojtjen personale për trupin duhet të përzgjidhen në bazë të pu

Vetitë Fizike dhe kimike Pika e shkrirjes (në gjendje të pastër): -13.4°C Pika e vlimit: 25.7°C Temperatura e dekompozimit: Nuk ndodh dekompozim ose sublimim në pikën e shkrirjes dhe të vlimit. Pamja/Forma (në gjendje të pastër): Gaz i lëngëzuar pa ngjyrë Aroma/Era (në gjendje të pastër): Erë si bajame e hidhur Densiteti relative (në gjendje të pastër): 0.6884 në trajtë të lëngshme në 20ºC. Presioni i avullit: 83992.28 Pa në 20ºC Konstantja e ligjit të Henrit: 5167.575 Pam3/mol Temperatura e djegshmërisë: 17.8º Pika e

Qëndrueshmeria dhe Reagueshmëria

Informacion toksikologjik: Frazat e Rrezikut (R-phrases): R26/27/28: Shumë toksik me frymëmarrje. Shumë toksik në rast kontakti me lëkurën. Shumë toksik nëse gëlltitet. R50/53: Shumë toksik për organizmat ujorë, mund të shkaktoj efekte të dëmshme afatgjata në mjediset ujore. Organet target: Mund të dëmtojnë seriozisht gjakun, veshkën, mushkëritë, mëlçinë, membranat mukozale, zemrën, sistemin kardiovaskular, pjesën e sipërme të traktit respirator, lëkurën, sytë, Sistemin Nervor Qëndror, tiroidet. Rrugët e hyrjes nën organizëm: Thithja, lëkura dhe sytë. Efekte akute mbi shëndetin: Sytë: Lehtësisht irritues për sytë. Kontakti i gjatë mund të shkaktoj djegie dhe morth. Lëkura: Lehtësisht irritues për lëkurën. Kontakti i gjatë me lëkurën mund të shkaktoj djegie të lëkurës dhe morth të saj. Thithja: Shumë toksik nëse thithet nga hunda. Lehtësisht irritues për traktin respirator. Gëlltitja: Gëlltitja nuk është rrugë për futjen e materialit në organizëm. Kushte mjekësore që mund të rëndohen si rezultat i mbiekspozimit: Çrregullimet ekzistuese tek organet që atakohen, mund të përkeqësohen nga mbiekspozimi ndaj produkti. Nga pikëpamja e emergjencës: Cianuri i hidrogjenit është një gaz pa erë dhe pa ngjyrë. Është një gaz jashtëzakonisht shumë toksik; madje edhe mbiekspozimi i shkurtër mund të ketë pasoja të dukshme në organizëm. Ekspozimi akut në doza të ulta, mund të shkaktoj simptoma si: cianozë, dhimbje koke, marrmendje, paqëndrueshmëri në ecje, ndjenjë mbytje dhe nauze. Prania e gazit mund të ulë sasinë e oksigjenit në mjedis duke shkaktuar asfiksi. Agjentë kanceroz të dyshuar: Komponimet e përzierjes së gazeve tymuese të përbërë nga cianuri i hidrogjenit nuk njihen dhe nuk janë shkaktarë të kancerit. Irritueshmëria: Është irritues për sytë. Ndjeshmëria: Nuk njihet si agjent sensitizues. Toksiciteti riprodhues: Nuk ka efekte mbi riprodhueshmërinë. Mutagjen: është një kimikat që shkakton ndryshime të qëndrueshme në materialin gjenetik (AND-n), të tilla që këto ndryshime do të kalohen në brezat pasardhës. Embritoksinë: është një kimikat që shkaton dëmtime në embrionin në zhvillim, por dëmtimet nuk shtohen në brezat pasardhës. Terratogjen: është një kimikat që shkakton dëmtime tek fetusi, por dëmtimet nuk shtohen dhe transmetohen nga brezi në brez. Toksiciteti akut nëpërmjet frymëmarrjes për minjtë e mëdhenj: LD50: 563 mg/m3 (5 minuta); 160 mg/m3 (60 minuta) Toksiciteti akut për peshqit: Salmo gairdnei për 96 orë: LC50:44.73 ?g/l Toksiciteti akut për invertebrorët: Daphnia magna për 48 orë EC50: 1.07 mg/l Toksiciteti akut për algat: Scenedesmus subpicatus për 72 orë EC50: 0.04 mg/l TOKSICITETI (Vlerat janë matur për cianur hidrogjeni 0.0001- 0.02%): TCLo = Përqëndrimi më i ulët toksik; LCLo = Përqëndrimi vdekjeprurës më i ulët. LDLo = Doza vdekjeprurëse më e ulët. TDLo = Doza toksike më e ulët. TCLo (Thithja: njerëzit) 500 mg/m3 pwr 3 minuta të vazhdueshme. Organet më të ndjeshme: Sytë: Shkakton sëmundjen e midriazës (zgjerim të pupilave të syve); Në sjellje shkakton: koma në mushkëri, toraks ose në aparatin e frymëmarrjes, si edhe dobësim të sistemit të frymëmarrjes. LCLo (Thithja: njerëzit) 120 mg/m3/1 orë. LCLo (Thithja: njerëzit) 200 mg/m3/10 minuta. Në sjellje: Anestezi e përgjithshme në mushkëri, toraks ose në aparatin e frymëmarrjes. Dispne: Në sistemin gastrointestinal shkakton të vjelal dhe nauze. LCLo (Thithja: njerëzit) 400 mg/m3/2 minuta. LDLo (Orale: njerëzit) 570 ?g/kg. LDLo (Subkutane: njerëzit) 1 mg/kg. LDLo (E pa raportuar: njerëzit) 1471 ?g/kg. TDLo (Intravenoze: njerëzit) 55 ?g/kg: Stimulim i mushkërive, toraksit dhe sistemit të frymëmarrjes. LC50 (Thithja: minjtë e mëdhenj) 160 ppm/30 minuta. LC50 (Thithja: minjtë e vegjël) 323 ppm/5 minuta. LC50 (Thithja: lepujt) 208 mg/m3/35 minuta: Degjenerim i trurit dhe ndryshime të tjera në sistemin kardivaskula dhe në gjak. LD50 (Intravenoze: minjtë e mëdhenj) 810 ?g/kg. LD50 (Orale: minjtë e vegjël) 3700 ?g/kg LD50 (Intraperitoneale: minjtë e vegjël) 2990 ?g/kg. LD50 (Intraperitoneale: lepujt) 1570 ?g/kg LD50 (Intravenoze: minjtë e vegjël) 990 ?g/kg . LD50 (Intravenoze: qentë) 1340 ?g/kg LD50 (Intravenoze: macet) 810 ?g/kg. LD50 (Intravenoze: lepujt) 660 ?g/kg LD50 (Intravenoze: kavjet) 1430 ?g/kg. LD50 (Intravenoze: gjitarët shtëpiak) 660 ?g/kg LD50 (Intramuskulare: minjtë e vegjël) 2700 ?g/kg. LD50 (Intramuskulare: lepujt) 486 ?g/kg. LD50 (Intravenoze: majmunët) 1300 ?g/kg. LD50 (Subkutane: lepujt) 2500 ?g/kg. LD50 (Nga sytë: lepujt) 1040 ?g/kg LDLo (Subkutane: minjtë e vegjël) 3 mg/kg. LDLo (Subkutane: qentë) 1700 ?g/kg. LDLo (Subkutane: macet) 1100 ?g/kg. LDLo (Subkutane: kavjet) 100 ?g/kg .LDLo (Subkutane: bretkocat) 60 mg/kg. LDLo (Subcutaneous-Pigeon) 2150 ?g/kg LDLo (Orale: lepujt) 4 mg/kg. LDLo (Orale: qentë) 4 mg/kg. LDLo (Orale: derrat) 2 mg/kg LDLo (Orale: pëllumbat) 14 mg/kg. LDLo (Orale: rosat) 3280 ?g/kg. LDLo (Intramuskulare: pëllumbat) 1500 ?g/kg LDLo (Orale: zogjtë shtëpiak) 600 ?g/kg. LDLo (Orale: zogjtë dhe zogjtë e egër) 7500 ?g/kg LDLo (Subkutane: zogjtë dhe zogjtë e egër) 100 ?g/kg. LDLo (Subkutane: zogjtë shtëpiak) 100 ?g/kg

Informacioni Ekologjik Rreziku në tokës: Varet nga pH. Cianuret mund të jenë në formën e cianurit të hidrogjenit, kripërave bazike të metaleve ose në formën e komplekseve metalo-cianure. Në sipërfaqe të tokës në pH < 9.2, pritet që avullimi i cianurit të hidrogjenit te paraqes një mekanizëm pakësues. Në pjesën e nënsipërfaqes, cianuret paraqiten në përqëndrime të ulta dhe janë të biodegradueshme. Në tokë me pH < 9.2, pritet që cianuri i hidrogjenit të jetë shumë i ndryshueshëm dhe në rastet kur niveli i cianureve ësht

Nxjerrja dhe Përdorimi Nxjerrja nga përdorimi i këtij produkti duhet të kryhet në përputhje me rregulat lokale. Kontenierët me mbjetje të panevojshme mund të nxirren jashtë përdorimit sipas rregullave përkatës.

Informacioni për transportin Kjo përzierje gazesh është i rrezikshëm dhe duhet të transportohet si i tillë. Klasa e rrezikshmërisë: 2.2 (Gaze jo të djedgshme). Kodi i identifikimit sipas UN: UN 1956 Etiketa e kërkuar: Gaze jo të djedgshme. Ndotës i deteve: Nuk klasifikohet si ndotës për detet. Emri i përshtatshëm për transportimin: Gaze të kompresuara, (Cianur Hidrogjeni, Azot) Informacion i veçantë për transportimin: Kontenierët duhet të transportohen në një pozicion qëndrimi të sigurt dhe të ajrosura mirë. Transport

Informacione rregullator Informacion mbi DOT-39 (kontenierë jo të rimbushshëm): Pas përdorimit, kontenierët nuk konsiderohen të rrezikshëm. Gazet e presuar nuk janë të djegshëm. Vetëm një pjesë e vogël e tyre janë të djegshëm ose oksidues. Kontenierët e përdorur dhe bosh, si edhe mbetjet, duhet të futen në landfille të lejuara. Përzierjet: kur dy ose më shumë gaze përzihen, vetitë e tyrë të rrezikshme mund të kombinohen dhe të shfaqin efekte të rrezikshme të mëtejshme. Gazet dhe lëngjët kanë veti që mudn të shkaktojnë d

Informacione të tjera Informacion mbi DOT-39 (kontenierë jo të rimbushshëm): Pas përdorimit, kontenierët nuk konsiderohen të rrezikshëm. Gazet e presuar nuk janë të djegshëm. Vetëm një pjesë e vogël e tyre janë të djegshëm ose oksidues. Kontenierët e përdorur dhe bosh, si edhe mbetjet, duhet të futen në landfille të lejuara. Përzierjet: kur dy ose më shumë gaze përzihen, vetitë e tyrë të rrezikshme mund të kombinohen dhe të shfaqin efekte të rrezikshme të mëtejshme. Gazet dhe lëngjët kanë veti që mudn të shkaktojnë d

Këshilla në rast helmimi

Status

Foto