A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/chemical/public_html/biocide_vew/system/core/Exceptions.php:185)

Filename: libraries/Session.php

Line Number: 672

Chemicals Database

Emërtimi: Dioksid Karboni

Sinonime: Carbonic anhydride, Carbonic acid gas, Refrigerant gas R744, Dry ice (solid phase).

Identiteti Kimik: : CO2 Formula strukturore: Masa molare: 44.01 g mol?1. Identiteti Kimik (IUPAC): Dioksid Karboni

CAS: Numri i rregjistrimit CAS: 124-38-9. Numri EC: 204-696-9. Numri UN: 1013. PubChem: 280 ChemSpider: 274. UNNI: 142M471B3J. KEGG: D00004. ATC code: V03AN02 ChEMBL: CHEMBL1231871 ChEBI: CHEBI: 16526. RTECS number: FF6400000. 3DMet: B01131 Beilstein Reference: 1900390. MeSH: Carbon+dioxide. Gmelin Reference: 989.

Klasifikimi: Klasifikimi sipas rregullores numër 1272/2008 të Komisionit Europian [EU-GHS/CLP]: Nuk klasifikohet Klasifikimi sipas rrezikut në shëndet: Kategoria 3 Klasifikimi sipas rrezikut të reagueshmërisë: Kategoria 4 Klasifikimi sipas rrezikut të djegshmërisë: Kategoria 4

Masat parambrojtëse: Shmangni kontaktin me sytë, lëkurën dhe veshjet. Mbani kontenierët të mbyllur mirë. Përdoreni vetëm në zona me ajrim të mjaftueshëm. Mos shponi ose digjni kontenierët. Lahuni plotësisht pas përdorimit. Gaz me presion të partë. Përdorni pajisje për presion të lartë. Mbyllni valvulën pas çdo përdorimi dhe kur është bosh. Mbroni kontenierët cilindrik nga dëmtimet fizike, mos i tërhiqni zvarrë, mos i rrotulloni, mos i merrni me rrëshqitje ose mos i lëshoni menjëherë në tokë. Përdorni karroca dhe mjete të përshtatshme për transportimin e kontenierëve cilindrikë të gazeve. Kurrë mos lejoni që ndonjë pjesë e pambrojtur e trupit të prek gypat jo të izoluar mirë dhe fortë ose enët që përmbajnë lëngje kriogjenike (lëngje shumë ftohëse). Parandaloni ngatërrimin dhe kalimin e lëngjëve në sisteme të mbyllura ose në tubacione. Disa materiale mund të bëhen të thyeshëm në temperaturë të ulët dhe thyhen shumë lehtë. Nga pikëpamja emergjente: Paralajmërim! Përmbajtja nën presion shkakton dëme tek këto organe: mushkëritë, sistemi kardiovaskular, lëkura, sytë, sistemi nervor qëndror, lentet e syve, kornea. Mund të shkaktoj irritim të traktit respirator, syve dhe lëkurës. Shmangni kontaktin me lëkurën dhe veshjet. Shmangni thithjen e gazit me hundë. Përdoreni vetëm në zona me ajrim të mjaftueshëm. Lahuni plotësisht pas përdorimit. Kontakti i zgjatur me gazin dhe lëngjet ose në trajtë të ngurtë, shkakton morth.

Ndihma e parë Asnjë veprim nuk duhet të ndërmerret duke përfshirë rrezikun personal dhe pa trajnime të përshtatshme. Nëse gaze dhe tymra dyshohet se mund të jenë të pranishme, personi i ndihmës së shpejt duhet të v

Masat kundër zjarrit Djegshmëria e produktit: Produkti nuk është i djegshëm. Mjete dhe teknika për shuarjen e zjarreve: Përdorni agjentë shuarës të përshtatshëm për të rrethuar zjarret. Nëse përfshihet në zjarr, fikni paisjen dhe largojeni menjëherë nëse kjo mund të bëhet pa rrezik. Aplikoni dhe hidhni ujë nga një distancë e sigurt për të ftohur kontenierin e gazit dhe për të mbrojtur zonën e rrethuar. Pajisje mbrojtëse të veçanta për zjarrfikësit: Zjarrfikësit duhet të veshin pajisje mbrojtëse të përshtatshme dhe

Masat kundër derdhjes aksidentale Përkujdesje personale: Menjëherë kontaktoni me urgjencën. Mbani personat e panevojshëm larg zonës. Përdorni pajisje të përshtatshme mbrojtëse. Mbyllni paisjen e gazit ose kontenierin nëse mund të bëhet pa rrezik. Izoloni zonën derisa gazi të shpërndahet. Përkujdesje për mjedisin: Shmangni derdhjet dhe rrjedhjet e materialit, si edhe kalimin e tij në tokë, në sistemin e ujërave të zeza, kanalizime dhe drenazhime të ndryshme ujërash.

Përdorimi dhe Ruajtja Përdorimi: Përdoret për kontrollin e minjve në zona kanalizimesh, larg shtëpie të banimit dhe dhomave. Ruajtja: Mbani kontenierët të mbyllur mirë dhe hermetikisht. Mbajini në vende të ftohta dhe të ajrosura mirë. Kontenierët cilindrik duhet të qëndrojnë në pozicionin vertikal lart me valvulën e sigurisë në vendin e duhur dhe të siguruar mirë për të parandaluar rënien ose rrëshkitjen e tyre. Kontenierët cilindrik duhet të ruhen në vende që temperatura mos kaloj mbi 52°C

Kontrolli Ekspozimit dhe Mbrojtja personale Kontrolli teknik: Përdoreni vetëm në vende me ajrim të mjaftueshëm. Paisje të tjera teknike duhet për të mbajtur nën kontroll ajrin në kufij të rekomanduar. Mbrojtja personale: Sytë: Vini syze mbrojtëse për të shmangur rreziqet e mundshme në prani të mjegullave, tymrave, pluhurave dhe shpërthimit të lëngjeve nën presion. Kur punoni me lëngje shumë të ftohtë, vishni një maskë të plotë për të gjithë fytyrën. Lëkura: Paisjet mbrojtëse personale për trupin duhet të përzgjidhen në bazë të udhëzimev

Vetitë Fizike dhe kimike Pika e shkrirjes (temperatura e sublimimit): -78.5°C Temperatura e dekompozimit: ?300ºC, në presion normal Pamja/Ngjyra: Gaz pa ngjyrë Era/Aroma: Pa erë Dendësia: 1.527 g/l dhe 1.977 g/l, gaz në 1 atm dhe 0°C Presioni i avullit: Nuk i aplikueshëm meqë është gaz, por teorikisht është 57300 hPa në 20ºC Tensioni sipërfaqësor: Nuk ka tension sipërfaqësor për shkak të strukturës së substancës Konstantja e ligjit të Henrit: 156632 Pam3/mol në presion 573

Qëndrueshmeria dhe Reagueshmëria

Informacion toksikologjik: Toksiciteti akut oral për minjtë e mëdhenj: Nuk është i aplikueshëm meqënëse CO2 është gaz dhe nuk mund të merret nëpërmjet traktit tretës. Toksiciteti akut dermal për minjtë e mëdhenj: Nuk është i aplikueshëm meqënëse CO2 është gaz dhe nuk mund të merret nëpërmjet lëkurës. Toksiciteti akut nëpërmjet frymëmarrjes: CO2 10% (për njerëzit): nuk është fatal për njerëzit (por shfaqen efekte të pakëndshme) Efekte kronike tek njerëzit: Në përqëndrime të larta, shkakton dëme tek këto organe: mushkëritë, sistemi kardiovaskular, lëkura, sytë, sistemi nervor qëndror, lentet e syve, kornea etj. Efekte të veçanta: Efektet Kancerogjenike: Nuk njihen efekte të rëndësishme ose kritike mbi rrezikshmërinë kancerogjenike. Efektet mutagjenike: Nuk njihen efekte të rëndësishme ose kritike mbi rrezikshmërinë mutagjene. Toksiciteti riprodhues: Nuk njihen efekte të rëndësishme ose kritike mbi rrezikshmërinë riprodhuese. Rrugët e hyrjes në organizëm: Thithja me hundë, lëkura dhe sytë. Efekte akute të mundshme mbi shëndetin: Sytë: Mesatarisht irritues për sytë, por përdorimi i tij në mjedise të hapura nuk e rrit dhe nuk ndikon në përqëndrimin e CO2 në mjedis. Lëkura: Mesatarisht irritues për lëkurën, por përdorimi i tij në mjedise të hapura nuk e rrit dhe nuk ndikon në përqëndrimin e CO2 në mjedis. Ndjeshmëria e lëkurës: Nuk ka treguar efekte që të rris ndjeshmërinë e lëkurës, por përdorimi i tij në mjedise të hapura nuk e rrit dhe nuk ndikon në përqëndrimin e CO2 në mjedis. Thithja me hundë: Mesatarisht irritues për traktin e frymëmarrjes. Gëlltitja: gëlltitja nuk është një rrugë normale e hyrjes në organizëm për gazet. Kushte mjekësore të përkeqësuara nga mbiekspozimi: Kushtet akute dhe kronike mbi traktin e frymëmarrjes mund të përkeqësohen nga mbiekspozimi ndaj këtij gazi.

Informacioni Ekologjik Produkte të shpërbërjes: (CO, CO2) dioksid dhe monoksid karboni. Toksiciteti i produkteve të shpërbërjes biologjike: Vetë produkti dhe produktet që rrjedhin nga shpërbërja biologjike e tij nuk janë toksike. Rreziqet mbi mjedisin: Nuk njihen efekte të rrezikshme në mjëdis. Efekte mbi organizmat e tjerë ujor dhe tokësor: Nuk është e kërkuar (nuk ka ekspozim që të shkaktoj efekte të padëshiruara apo të dëmshme në kushte normale).

Nxjerrja dhe Përdorimi Nxjerrja e produktit nga përdorimi duhet të bëhet në përputhje me rregullat lokale dhe të autoriteteve përgjegjëse ndaj kimikateve. Ktheni kontenierët cilindrik tek kompanitë furnizuese dhe mos i nxirrni nga përdorimi.

Informacioni për transportin Informacion rregullator Numri UN Emri i transportit Klasa Grupi i ambalazhimit Etiketa Klasifikimi DOT UN1013 UN2187 Dioksid karboni Dioksid karboni, Lëng i ftohur 2.2 Nuk është i zbatueshëm (GAZ) Gaz jo i djegshëm Klasifkimi TDG UN1013 UN2187 Dioksid karboni Dioksid karboni, Lëng i ftohur 2.2 Nuk është i zbatueshëm (GAZ) Gaz jo i djegshëm Klasifikimi Mexico UN1013 UN2187 Dioksid karboni Dioksid karboni, Lëng i ftohur 2.2 Nuk është i zbatueshëm (GAZ) Gaz jo i djegshëm

Informacione rregullator

Informacione të tjera

Këshilla në rast helmimi

Status

Foto