A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/chemical/public_html/biocide_vew/system/core/Exceptions.php:185)

Filename: libraries/Session.php

Line Number: 672

Chemicals Database

Emërtimi: Bromadiolon

Sinonime: Broprodifacoum, Bromatrol. Emra tregtarë: Apobas, Bromard, Bromatrol, BromoneR, Bromorat, Canadien 2000R, ContracR, ContraxR, Deadline, Hurex, Lanirat, LM 637, MakiR, Morfaron, Bromadil PE, Brodisan PE, Gardentop Pasta, Gardentop Pellet, Gardentop Wax Blocks, Adolix, Muribrom, Deration, Rodex Pasta Bait, Rodex Pellet Bait, Rodex Wax Blocks Bait, Pasta Bait, Detia Ratten und Mouse Pellet, Detia Ratten, Musal, Ramortal, Ratimon, RatimusR, Rodine-C, Slaymor, Super-CaidR, Sup’operatsR, Termus, Topidon.

Identiteti Kimik: Identiteti Kimik (IUPAC): 3-[3-(4-bromophenyl-4-yl)-3-hydroxy-1-phenylpropyl]-4-hydroxycoumarin. Ose 3-{3-[4-(4-bromophenyl)-3-hydroxy-1-phenylpropyl]-2-hydroxychromen-4-one}. Emër tjetër: 2H-1-Benzopyran-2-one, 3-[3-(4-bromo[1,1-biphenyl]-4-yl)-3-hydroxy-1-phenylpropyl]-4-hydroxy-3-[3-[4-(4-Bromophenyl)phenyl]-3-hydroxy-1-phenylpropyl]-2-hydroxychromen-4-one-Coumarin, 3-[a-[p-(p-bromophenyl)-b-hydroxyphenethyl]benzyl]-4-hydroxy-Maki. Formula molekulare: C30H23BrO4; Masa molare: 527.41 g/mol.

CAS: Emri CAS: 3-{3-[4bromo(1,1-biphenyl)-4-yl]-3-hydroxy-1-phenylpropyl}-4-hydroxy-2-H-1-benzopyran-2-one. Emër tjetër të substancës: CIPAC: 371. KODET E IDENTIFIKIMIT: Numri i rregjistrimit CAS: 28772-56-7; Numri EC: 249-205-9; PubChem: 34322 ChemSpider: 10606098; KEGG: C18596; EINECS: 249-205-9 RTECS: GN4934700; Merck: 12,1403; Beilstein/Gmelin: 1335336; ChEMBL: CHEMBL1165553.

Klasifikimi: Klasifikimi kimik: Klasa e Hidroksi-4-kumarinës, Antikoagulant. Rodenticid i gjeneratës së dytë të antikoagulantëve. Klasifikimi sipas rregullores numër 1272/2008 të Komisionit Europian [EU-GHS/CLP] Toksiciteti akut: Kategoria 1; H310: Vdekjeprurës në rast konakti me lëkurës. Toksiciteti akut: Kategoria 2; H300: Vdekjeprurës nëse gëlltitet: H330: Shkakton irritim të syve. Toksiciteti riprodhues: Kategoria 1A; H360: Mund të dëmtoj fertilitetin dhe shkakton dëmtime tek fetusi i palindur. Toksiciteti akut ujor: Kategoria 1; H400: Shumë toksik për jetën ujore. Toksiciteti kronik ujor: Kategoria 1; H410: Shumë toksik për jetën ujore duke shkaktuar efekte të dëmshme afatgjata.

Masat parambrojtëse: Gjatë përdorimit mos hani dhe mos pini lëngje apo duhan. Mënjanoni kontaktin e preparatit me lëkurën dhe sytë. Vishni doreza. Lani duart dhe pjesët e pambuluara të trupit para se të hani, të pini lëngje dhe duhan dhe pas përfundimit të punës. Ruajeni larg fëmijeve në vende të kyçura mirë. Ruajeni në vende të ajrosura dhe në ambalazhim fillestar të mbyllur hermetikisht. Ruhet larg pijeve dhe ushqimeve për njerëzit dhe kafshët. Mos e vendosni në vende ku lehtësisht mund të afrohen kafshë të tjera dhe shpendët. Kërkoni minjtë e ngordhur dhe i groposni ose digjni bashkë me preparatin që nuk u përdor ose që nuk është konsumuar nga brejtësit. Përdorimi i kutive boshe për qëllime të tjera është i rrezikshëm. Përdorni mbajtës karremesh për të eleminuar helmimet e kafshëve të tjera jo target. Mos ndotni ujin me preparatin ose ambalazhin e tij. Përdorimi: Të gjitha kimikatet duhet të konsideriohen të rrezikshme. Shmangni kontaktit e drejtpërdrejtë fizik. Përdorni paisje të sigurta, të përshtatshme dhe të këshillueshme. Personat e patrajnuar nuk duhet ta mbajnë kimikatin ose kontenierët e tyre me dorë.

Ndihma e parë Nëse gëlltitet: Shkaktoni të vjella vetëm nëse udhëzoheni nga personeli mjekësor. Jepini pacientit 2-3 gota me ujë dhe menjëherë provokoni të vjellat duke shtypur pjesën e pasme të fytit. Nëse nuk ndodh vjellje për 20 minuta, përsëriteni këtë procedurë vetëm një herë. Mos shkaktoni të vjella dhe mos i jepni asgjë nga goja një personi të pavetëdijshëm. Vjellja nuk këshillohet tek pacientët me një kohë të zgjatur të protrombinës brenda normës ndërkombëtare, për shkak të rrezikut të gjakderdhjes e ndjekur nga presion i lartë i brendshëm i kokës që shkaktohet si rezultat i induktimit të vjelljes. Vjellja: përdorimi është i kundërshueshëm dhe mund të trajtohet tek pacientët e sapo shtruar në spital si rezultat i administrimit të shpejt brenda 30 minuta pas gëlltitjes. Çojeni urgjentisht të sëmurin tek mjeku dhe i tregoni etiketën. Nëse inhalohet: Nxirreni pacientit në ajër të pastër. Monitorojeni për mbarëvajtjen e frymëmarrjes dhe të ankthit. Nëse pacienti shfaq kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, kontrollojeni për irritime në traktin respirator, për bronkit ose pneumoni. Jepini oksigjen dhe rregulloni ajrosjen sipas kërkesës. Trajtoni bronkospazmat me Beta2 antagonistë dhe aerosole kontikosteroide. Në rast kontakti me lëkurën: Hiqni veshjet e ndotura dhe lani pjesën e kontaktit me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. Nëse irritimi dhe dhimbja vazhdojnë, duhet lajmëruar menjëherë mjeku. Vitamina K1 (fitonadioni) – është antidot i veçantë që përdoret dhe duhet të administrohet tek çdo pacient me kohë të zgjatur të protrombinës ose me induktime të të vjellurave. Menadioni ose vitamin K3 nuk duhet të përdoret. Në rast kontakti me sytë: Nëse shfaqen simptomat, menjëherë lëvizni personin larg nga zona e ekspozimit në ajër të pastër. Lani sytë butësisht me ujë për të paktën 15 minuta duke mbajtur kapakët e syve të hapur. Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Antidoti: Vitamina K1. Të dhëna mjekësore (simptomat): Tipare ose simptomat më kryesore të hershme janë nxirje ose mavijosje masive e trupit, gjakderdhje nga hunda dhe gjak në urinë dhe feçe, të vjella, të kruara në stomak, probleme me hemoarragjinë, hemorragji në shumë organe të brendshme, shok dhe vdekje në rastet shumë të rënda. Diagnoza: Ndryshime në kohën e protrombinës në koagulimin e gjakut (simptoma dhe testi i mpiksjes së gjakut). Trajtimi para dërgimit në spital: Personi duhet të ndaloj menjëherë së punuari dhe ti hiqen rrobat e kontaminuara me rodenticidin përkatës. Lëkura që është në kontakt me helmin duhet të pastrohet menjëherë me ujë të bollshëm dhe të rrjedhshëm dhe të lahet me sapun. Nëse përbërja ka hyrë në sy ata duhet të lahen me ujë të rrjedhshëm. Nëse përbërja gëlltitet duhet të jepet menjëherë ndihma mjekësore tek mjeku.

Masat kundër zjarrit Mjete zjarrfikëse: Përdorni mjete të përshtatshme për të rrethuar vatrën e zjarrit. Shuarja e zjarrit: Zjarrfikësit duhet të veshin veshje speciale për zjarr të paisura me aparat për frymëmarrje të sigurt. Ky material mund të digjet por nuk ndizet lehtë. Kontenierët mund të shpërthejnë në nxehtësi ose në prani të zjarreve. Mbani larg personat që nuk merren me aplikimin, izoloni zonat e rrezikshme dhe bllokoni hyrjet. Qëndroni në drejtim të kundërt me erën. Qëndroni larg zonave të ulta. Lejoni ventilimin e zonave të bllokuara para se të hyni. Largoni dhe izoloni të gjitha veshjet e kontaminuara në një zonë të caktuar. Nëse ndodh ndotja e ujit, njoftoni autoritetet kompetente. Zjarre të vegjël: Përdorni kimikate të thata, shkuma, diksod karboni ose spraje dhe shkuma uji. Zjarre të mëdhenj: Përdorni sprucimin me ujë, mjegulla dhe shkuma. Lëvizni kontenierët nga zonat e zjarreve nëse mund të bëhet pa rrezik. Luftoni zjarrin nga një distancë e largët dhe të sigurt. Bllokoni dhe pengoni shpërndarjen dhe largimin e ujit të përdrour për shuarjen e zjarrit, në mënyrë që në një fazë të dytë të hiqet dhe eleminohet nga përdorimi dhe futja nëpër kanalizime dhe sistemin e ujërave të zeza. Mos shpërdani materialet. Rreziqe: Zjarret mund të prodhojnë gaze irritues dhe toksik. Hedhja e ujit në zjarre mund të prodhojë gaze helmuese, mund të shkaktoj ndotje. Kur nxehet deri afër temperaturës së dekompozimit, mund të lëshoj shkuma toksike ose përbërje që përmbajnë bromure.

Masat kundër derdhjes aksidentale Procedura për derdhjet dhe rrjedhjet e mëdha: Izoloni dhe ruani pjesën që është derdhur. Pengoni rrjedhjen drejt personelit dhe zonave të tjera. Mos lejoni futjen dhe rrjedhjen e materialit në sistemin e kanalizimeve dhe të ujërave të zeza. Merrni me lopatëza të thella ose garuzhde materialin e derdhur dhe vendoseni në një kontenier të mbyllur dhe të etiketuar për ta nxjerrë më vonë nga përdorimi. Derdhjet e vogla: Merrni me garuzhde materialin e derdhur në udhëzim me etiketën përkatëse ose MSDS përkatëse. Mos prekni materialin e derdhur me duar. Ndaloni rrjedhjen nëse mund ta bëni këtë pa shkaktuar rrezik. Përdorni sprajet me ujë për të reduktuar sasinë e avujve. Rrjedhjet e vogla të lëngshme: Thithni materialin që ka rrjedhur me rërë, tokë ose materiale të tjera jo të djegshme dhe vendoseni në një kontenier përkatës dhe të etiketuar për ta nxjerrë jashtë përdorimin më vonë. Derdhjet e vogla të thata: Me një lopatë të pastër vendoseni materialin në një kontenier të pastër dhe të thatë dhe mbulojeni me kapak. Largoni kontenierët nga zona e derdhjes. Rrjedhjet e mëdha: Krijoni pengesa të mëdha para rrjedhjeve për ti nxjerrë jashtë përdorimit më vonë.

Përdorimi dhe Ruajtja Rodenticid për kontrollin e minjve të vegjël të shtëpisë (gjinia Mus) dhe minjve të mëdhenj të kanaleve (gjinia Rattus). Mund të përdoret në mjediset e brendshme dhe të jashtme. Ruajtja: Mbajeni materialin në një vend të ftohtë, të thatë dhe të errët, në një kontenier të mbyllur dhe puthitur mirë. Mbajeni larg burimeve që marrin flakë lehtë. Mbajeni larg personave të patrajnuar për përdorimin dhe ruajtjen. Mbajeni në një zonë të sigurt dhe të etiketuar. Mbrojini kontenierët nga dëmtimet fizike. Rekomadime për përdorimin: Të përdoret për kontrollin e minjve të vegjël të shtëpisë dhe minjve të mëdhenj të kanaleve. Të vihet në vende ku nuk arrihen nga kafshët e tjera, shpendët, fëmijët dhe kafshët shtëpiake. Rekomandohet përdorimi i mbajtësve të karreve për të eleminuar konsumimin nga kafshët e tjera jotarget dhe fëmijët. Vendoseni në vende të thata pa lagështirë dhe ujë. Të vihet në vendkalimet dhe afër strofullave të minjve ose në vendet ku mendohet se brejtësit kalojnë. Të vihen në vende të fshehta, grumbuj inertesh, bimësi barishtore të dendur, afër plehërave, afër mureve të vjetër me të çara dhe vrima, në kanalet e ujërave të zeza, afër vendeve me ujë ku mendohet së minjtë mund të pijnë ujë, por gjithmonë në vende të paarritshme nga kafshët e tjera dhe fëmijët dhe të përdoren mbajtës karremesh. Mbajtësit e karremeve duhet të mbushen ose shtohet gjithmonë me karreve për 15 ditë në mënyrë që kontrolli të jetë sa më efektiv. Mund të përdoret edhe jashtë shtëpive edhe brenda tyre. Mos e prekni me duar pa doreza. Pjesët e pakonsumuara nga minjtë, mbetjet e karremeve, kontenierët e ndotur me rodenticidë, ambalazhet e tyre dhe çdo kontenier apo mjet tjetër i përdorur dhe i ndotur me rodenticid, duhet të ruhet në vende sigurie dhe kasaforte në dhoma të veçanta të kyçura, para se të bëhet eleminimi dhe asgjësimi i tyre. Nëse gjendet minj të ngordhur në vende të arrtishme nga njeriu, duhet të grumbullohen të gjithë dhe duhet djegur ose groposur thellë. Bromadioloni nuk duhet të qëndrojë shumë gjatë në mjedisin ku është shpërndarë, sepse humb toksicitetin. Pjesët e pakonsumuara pas disa javësh duhet të mblidhen dhe të procedohen si më sipër.

Kontrolli Ekspozimit dhe Mbrojtja personale

Vetitë Fizike dhe kimike Rodenticid për kontrollin e minjve të vegjël të shtëpisë (gjinia Mus) dhe minjve të mëdhenj të kanaleve (gjinia Rattus). Mund të përdoret në mjediset e brendshme dhe të jashtme. Ruajtja: Mbajeni materialin në një vend të ftohtë, të thatë dhe të errët, në një kontenier të mbyllur dhe puthitur mirë. Mbajeni larg burimeve që marrin flakë lehtë. Mbajeni larg personave të patrajnuar për përdorimin dhe ruajtjen. Mbajeni në një zonë të sigurt dhe të etiketuar. Mbrojini kontenierët nga dëmtimet fizike.

Qëndrueshmeria dhe Reagueshmëria

Informacion toksikologjik: Të dhëna toksikologjike: Frazat e rrezikut: R26/27/28: Shumë toksik nëpërmjet frymëmarrjes, në rast kontakti me lëkurën dhe nëse gëlltitet. R48/23/24/25: Toksik: i rrezikshëm duke shkaktuar dëme serioze në shëndet nëpërmjet ekspozimit të zgjatur me frymëmarrje, në rast kontakti me lëkurën dhe nëse gëlltitet. Toksiciteti akut: LD50 nëpërmjet gojës për minjtë e mëdhenj të kanaleve: 1.31 mg/kg peshë trupi (p.t.) meshkuj dhe femra. Kufiri i besuar 1.17-1.49 mg/kg p.t. (LD50: doza vdekjeprurëse që shkakton vdekjen e gjysmës së popullatës së brejtësve që do të kihen si objekt kontrolli). LD50 nëpërmjet lëkurës për minjtë e kanaleve: 1.71 mg/kg p.t., për meshkuj dhe femra. LD50 nëpërmjet lëkurës për lepujt: 23.31 mg/kg peshë trupi (p.t.) për meshkuj dhe femra LC50 nëpërmjet frymëmarrjes për minjtë e kanaleve: 0.43 μg/l për meshkuj dhe femra. Piktogramat: Ndjeshmëria e lëkurës: Nuk shkakon ndjeshmëri të lëkurës. Gjenotoksiciteti: Nuk ka efekte gjenotoksike. Sjellja në organizëm, Toksikokinetika: Rrugët e absorbimit (përthithjes): Është substancë që përthithet nëpërmjet traktit tretës, gastro-intestinal, nëpërmjet lëkurës së padëmtuar dhe nëpërmjet sistemit respirator. Shkalla dhe shpejtësia e absorbimit nga goja: Përthithet shumë shpejt nga goja tek minjtë e mëdhenj të kanaleve. Absorbimi nga goja është më i madh se 70%. Shkalla dhe shpejtësia e absorbimit nga lëkura: Të dhëna tregojnë për një përthithje të lehtë nga lëkura në përdorimin e karremeve dyllore, afërsisht 0.3%. Shpërhapja: Lidhet gjerësisht me proteinat e plazmës (mbi 98.8%). Pjesa më e madhe e dozës do të ekskretohet nëpërmjet feçeve dhe me anë të bilës së mëlçisë. Mundësia e Akumulimit: Bromadioloni ka mundësi që të akumulohet në mëlçi. Gjysmë-jeta e mëlçisë është 318 ditë. 33-48% e dozës ruhet në mëlçinë e kafshëve pas 7 ditësh. Shkalla dhe shpejtësia e ekskretimit: Bromadioloni ekskretohet relativisht ngadalë dhe përgjithësisht nëpërmjet bilës dhe feçeve. Nëpërmjet radioaktivitetit është llogaritur së vetëm 5% e tij ekskretohet në urinë. Rreth 20% e dozës së bromadiolonit ekskretohet i pandryshuar nëpërmjet feçeve.

Informacioni Ekologjik Pika e shkrirjes: 172.4-201.7ºC (98.8%); 198.3-199.8ºC (̴100%). Pika e vlimit: Dekompozohet para shkrirjes. Temperatura e dekompozimit: Dekompozohet para shkrirjes. Pamja/Forma: Pluhur i bardhë (98-100%); pa erë (99-100%). Dendësia relative: 1.45-1.46 g/cm3 në 20-21ºC (98.7-98.8%). Djegshmëria: Jo shumë i djegshëm; Veçoritë plasëse: Jo plasës (konsideratë teorike). Tensioni sipërfaqësor: 71.3-72.1 mN/m në 20-21ºC dhe përqëndrim 1.47-17.4 mg/l (98.8-98.9%). Presioni i avullimit në Pa (paskal): 2

Nxjerrja dhe Përdorimi I qëndrueshëm në kushte aplikimi dhe ruajtje të rekomanduara. I qëndrueshëm nën 200ºC.

Informacioni për transportin Është shumë helmues për peshqit dhe organizmat e tjerë ujorë. Shumë helmues për kafshët, shpendët dhe zogjtë e egër. Helmues për kafshët bujqësore. I rrezikshëm për kashët shtëpiake (derra, lepuj, qen, mace, pulat). Toksiciteti AKUT: Algat: Scenedesmus subspicatus: ErC50/72 orë = 1 mg/l; ErC50/96 orë = 0.17 mg/l; Pseudokirchneriella subcapitata: ErC50/72 orë = 1.14 mg/l; Invertebrorët: Dafnia (Daphnia magna): LC50/48 orë = 2 mg/l, vdekshmëri; EC50: 5.79 mg/l, e palëvizshme. Peshqit: Onchorynch

Informacione rregullator Mbetjet që rezultojnë nga përdorimi i produkteve, në bazë edhe të etiketave përkatëse, duhet të nxirren nga përdorimi siç është e specifikuar në etiketën e produktit ose në MSDS e tij. Statusi i mbetjeve: Konsiderohet si mbetje e rrezikshme. Rregullat shtetërore dhe lokale mund të ndikojnë në nxjerrjen nga përdorimi të këtij produkti. Këshillohuni me agjensinë e kimikateve ose me autoritet kompetente për të nxjerrë nga përdorimi mbejtje që kanë rrjedhur nga përdorimi dhe aplikimi i këtij produk

Informacione të tjera Mbetjet që rezultojnë nga përdorimi i produkteve, në bazë edhe të etiketave përkatëse, duhet të nxirren nga përdorimi siç është e specifikuar në etiketën e produktit ose në MSDS e tij. Statusi i mbetjeve: Konsiderohet si mbetje e rrezikshme. Rregullat shtetërore dhe lokale mund të ndikojnë në nxjerrjen nga përdorimi të këtij produkti. Këshillohuni me agjensinë e kimikateve ose me autoritet kompetente për të nxjerrë nga përdorimi mbejtje që kanë rrjedhur nga përdorimi dhe aplikimi i këtij produk

Këshilla në rast helmimi Të dhëna mbi transportin: Ky produkt nuk është i rregulluar sipas materialeve të rrezikshme për të gjitha mënyrat e transportimit. Klasa e rrezikshmërisë: Ky produkt nuk klasifikohet si Substancë e Rrezikshme për transportim në lidhje me disa rregullore.

Status

Foto