A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/chemical/public_html/biocide_vew/system/core/Exceptions.php:185)

Filename: libraries/Session.php

Line Number: 672

Chemicals Database

Emërtimi: Brodifacoum

Sinonime: Bromfenacoum, PP581. Emra tregtarë: Biosnap, d-Con, Finale, Fologorat, Havoc, Jaguar, Klerat, Matikus, Mouser,Pestanal (Sigma-Aldrich BT), Pestoff, Ratak+, Rodend, Ratsak, Talon, Volak, Vertox,Volid, Gardentop Pasta, Gardentop Wax Blocks, Brodikum PE, Zagor Pasta, Zagor Parafinato, Glodacid Plus, Glodacid Plus Bllok Dyllor, Glodacid Plus Pellet, Brody, Vertox Pasta Bait, Vertox Pellet Bait, Vertox Wax Blocks, Proffesional Fertigkoder, Proffesional Pasta Bait, Frischkoder Brodifacoum. Formula molekulare: C31H23BrO3 Masa molare: 523.42 g/mol

Identiteti Kimik: Identiteti Kimik (IUPAC): 3-[3-[4-(4-Bromophenyl) phenyl]-1,2,3,4-tetrahydronaphthalen-1-yl]-2-hydroxychromen-4-one OSE [3-[3-(4-Bromo-[1,1-biphenyl]-4-yl)-1,2,3,4-tetrahydro-1-naphthalenyl]-4-hydroxy-2H-1-benzopyran-2-one]. Emri CAS: 3-[3-[4-(4-Bromophenyl) phenyl]-1,2,3,4-tetrahydronaphthalen-1-yl]-2-hydroxychromen-4-one OSE [3-[3-(4-Bromo-[1,1-biphenyl]-4-yl)-1,2,3,4-tetrahydro-1-naphthalenyl]-4-hydroxy-2H-1-benzopyran-2-one]. KODET E IDENTIFIKIMIT: Numri i rregjistrimit CAS: 56073-10-0 Numri i indeksit EC: 607-172-00-1 PubChem: 41736 RTECS Number: GN4934750 ChemSpider: 10444663 UNII: A25P3CP5S7 ChEMBL: CHEMBL233451 EINECS: 259-980-5 Numri CIPAC: 370 Kodi kimik US EPA: 112701 Gjendje tjetër: Ndotës i rëndë për ujërat detare

CAS: Emri CAS: 3-[3-[4-(4-Bromophenyl) phenyl]-1,2,3,4-tetrahydronaphthalen-1-yl]-2-hydroxychromen-4-one OSE [3-[3-(4-Bromo-[1,1-biphenyl]-4-yl)-1,2,3,4-tetrahydro-1-naphthalenyl]-4-hydroxy-2H-1-benzopyran-2-one].

Klasifikimi: Klasifikimi kimik: Klasa e Hidroksi-4-kumarinës, Antikoagulant. Rodenticid i gjeneratës së dytë të antikoagulantëve. Klasifikimi sipas rregullores numër 1272/2008 të Komisionit Europian [EU-GHS/CLP]. Sipas rrezikut në shëndet (kodet e Rrezikut gjatë ekspozimit): Toksiciteti akut: Kategoria 1; H310: Vdekjeprurës nëse bie në kontakt me lëkurën. H330: Vdekjeprurës nëse merret me frymëmarrje. Toksiciteti akut: Kategoria 2; H300: Vdekjeprurës nëse gëlltitet. Toksiciteti specifik – ekspozim i përsëritur, i shumëfishtë: Kategoria 1; H372: Shkakton dëmtim në organe nëpërmjet ekspozimit të zgjatur dhe të vazhduar. Toksiciteti akut ujor: Kategoria 1; H400: Shumë toksik për jetën ujore. Toksiciteti kronik ujor: Kategoria 1; H410: Shumë toksik për jetën ujore duke shkatuar efekte të dëmshme afatgjata. H317: Mund të shkaktojë reaksione alergjike në lëkurë. H360D: Mund të dëmtojë fëmijën e palindur.

Masat parambrojtëse: Frazat e sigurisë (Frazat S): S1/2: Mbajeni të kyçur dhe larg fëmijëve S13: Mbajeni larg ushqimeve, ujit dhe ushqimit të kafshëve. S20/21: Mos hani dhe mos pini gjatë përdorimit. Mos pini duhan gjatë përdorimit. S29: Mos e derdhni në kanalizime. S35: Materiali dhe kontenieri i tij duhet të nxirren jashtë përdorimit në mënyrë të sigurt. S36/37: Vishni vesshje mbrojtëve dhe doreza para përdorimit. S45: Në rast aksidentesh ose nëse nuk ndiheni mirë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore duke treguar etiketën, ambalazhin ose MSDS përkatëse të produktit. S60: Ky material dhe kontenieri i tij duhet të nxirren jashtë përdorimit si mbetje të rrezikshme. S61: Shmangni derdhjen në mjedis. Referojuni etiketës dhe MSDS-s përkatëse. Kushte paraprake (Frazat P): P273: Shmangni derdhjen në mjedis. P314: Kërkoni përkujdesje dhe këshilla mjekësore nëse nuk ndiheni mirë. P501: Nxirreni jashtë përdorimit kontenierin në një landfill ose vend të autorizuar. Përkujdes që duhet të merren gjatë përdorimit dhe ruajtjes: Ruajeni në vend të ftohtë dhe të paarritshëm nga fëmijët, kafshët shtëpiake dhe kafshët e egra. Mbajeni kontenierin të mbyllur mirë kur nuk e përdorni. Shmangni kontaminimin e liqeneve, përrenjve, pellgjeve të mëdhenj që janë në përdorim me substancën e përdorur dhe të nxjerrë nga përdorimi. Pas përdorimit lajini duart me ujë të rrjedhshëm dhe sapun.

Ndihma e parë Rruga primare e marrjes: Gëlltitja. Shenjat dhe simptomat nga ekspozimi: Nauze, të vjella, humbje oreksi, etje ekstreme, letargji, diarra, gjakderdhje. Procedurat urgjente të ndihmës së parë: Sytë: Irritues për sytë. Lajini me ujë të ftohtë për të paktën 15 minuta. Nëse më pas ndodh irritim, kërkoni ndihmë mjekësore. Nëse produkti aksidentalisht bie në kontakt me sytë lajini menjëherë me ujë të rrjedhshëm. Lëkura: Irritues për lëkurën. Lajini duart me ujë dhe sapun. Nëse ndodh kontakt me lëkurën, hiqni menjëherë rrobat e kontaminuara dhe lani pjesën e kontaktit me ujë të bollshëm dhe sapun. Lani rrobat e kontaminuara para veshjes. Nëse ndodh irritim kërkoni ndihmë mjekësore. Frymëmarrja: Lëvizni personin në ajër të pastër ose zonë të ventiluar dhe mbajeni deri sa të përmirësohet frymëmarrja. Nëse shfaqet ndonjë simptomë ose shenjë ose simptomat janë të qëndrueshme, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Gëlltitja: Njerëzit: Shpëlani gojën me ujë të rrjedhshëm. Pini shumë ujë. Nëse ndodh vjellje duhet të pihet më tepër ujë. Kërkoni ndihmë mjekësore. Mos i jepni asgjë personit të helmuar nga goja dhe mos provokoni të vjellat pa u udhëzuar nga mjeku. Në rast helmimi nga ndonjë mënyrat e ekspozimit, duhet të kontaktohet doktori. Këshilla për mjekët: Brodifakum është një antikoagulant i kumarinës. Ashtu si edhe varfarina ai ndërhyn në sintezën e protrombinës, duke përçarë mekanizmin dhe reaksionet e koagulimit të gjakut, duke rritur mundësinë e gjakderdhjes ose hemorragjisë. Nëse gëlltitet, administroni Vitaminë K1 intramuskulore, ose nga goja siç tregohet në rastet e mbidozës së bishidroksikumarinës. Përsëriteni nëse është e nevojshme bazuar në monitorimin e kohës së protrombinës. Trajtimi për njerzit: Vitamina K1, doza për njerëzit: në fillim injektim i ngadalshëm prej 10–25 mg duke e përsëritur 3–6 orë deri në normalizimin e kohës së protrombinës; pastaj 10 mg orale 4 herë në ditë. Nëse doza të larta të brodifakumit gëlltiten, atëherë antidoti duhet të merret për një kohë relativisht të gjatë (disa muaj). Nëse në aparatin tretës ka akoma helm të pathithur nga zorrët, kërkohet të bëhet një lavazh stomaku dhe marrja e tabletave të karbonit. Trajtime të mëtejshme janë marrja e gjakut dhe plazmës për të kundërvepruar shokun hipovolemik, dhe në rastet shumë të rënda, injektimi i faktorëve të koagulimit të përqendruar. Marrja e vitaminës C është e nevojshme si ndihmës. Një trajtim i mirë është edhe fenobarbitali i cili përshpejton metabolizmin e disa antikoagulantëve nëpërmjet enzimave të induksionit. Kafshët shtëpiake: Nëse ka simptoma të rënda helmimi duhet që kafshët të transportohen tek veterineri për shenja të hershme të helmimit. Nëse nuk ka shenja, por dyshohet për konsumim karremi, duhet nxitur të vjellat vetëm nëse gëlltitja është bërë brenda pak orësh (më pak se 6 orë). Pregatisni një solucion ujë të kripur (2-3 lugë gjelle në një gotë me ujë), hidheni në një shishe të butë, përziheni fortë për trejtje dhe futet në gojën e kafshës deri në fyt. Vjellja do të ndodh pas 10 minutash. Kërkoni menjëherë ndihmë tek vetenineri. Shfaqja e shenjave të intoksikimit tek kafshët shtëpiake: 1. Kryej një test të protrombinës. Jepi kafshës 2-5 mg/kg vitaminë K1. Përdorni age me diametër më të vogël dhe shmangni rrugët intravenoze tek kafshët me hemorragji të rëndë. 2. Përsërisni testin e protrombinës 4 orë pas injektimit. Siguroni normalizmimin e kohës së protrombinës, filloni marrjen ditore të vitaminës K1 dhe vazhdojeni për 3-4 javë. 3. Kryej testin e protrombinës 24-48 orë pas përfundimit të trajtimit. Vazhdoni trajtimin nëse shenjat e helmimit rishfaqen ose nëse koha e protrombinës nuk është normale. Dyshimi mbi kafshët shtëpiake që mund të kenë konsumuar karreme: 1. Bëjë testin e protrombinës çdo ditë për tre ditë me radhë pas datës së dyshuar për gëlltitjen e karremit. 2. Kryeni trajtimin me vitaminë K1 nëse shfaqen shenjat e helmimit ose nëse koha e protrombinës rritet. 3. Profilaksia nga goja duhet të kryhet me vitaminë K1.

Masat kundër zjarrit Rrezik zjarri dhe shpërthimi: Ky produkt është i djegshëm. Fikni zjarrin në magazina dhe fabrika ose ndërtesa dhe shtëpi duke përdorur fikse zjarri me ujë, shkuma ose agjentë të thatë. Gjatë një zjarri ky produkt lëshon tym dhe produkte të rrezikshme të djegies. Mjete të shuarjes: Fikje me ujë, shkumë ose gaze inerte. Prodecure e veçantë për shuarjen e zjarrit: Shuarja e zjarrit duhet të bëhet me veshje speciale dhe rezistente ndaj temperaturave të larta të paisura edhe me mjete për të marrë frymë. Zjarre të pazakonshme ose rreziqet mbi shpërthimet: Nuk ka.

Masat kundër derdhjes aksidentale Rruga primare e marrjes: Gëlltitja. Shenjat dhe simptomat nga ekspozimi: Nauze, të vjella, humbje oreksi, etje ekstreme, letargji, diarra, gjakderdhje. Procedurat urgjente të ndihmës së parë: Sytë: Irritues për sytë. Lajini me ujë të ftohtë për të paktën 15 minuta. Nëse më pas ndodh irritim, kërkoni ndihmë mjekësore. Nëse produkti aksidentalisht bie në kontakt me sytë lajini menjëherë me ujë të rrjedhshëm. Lëkura: Irritues për lëkurën. Lajini duart me ujë dhe sapun. Nëse ndodh kontakt me lëku

Përdorimi dhe Ruajtja Rrezik zjarri dhe shpërthimi: Ky produkt është i djegshëm. Fikni zjarrin në magazina dhe fabrika ose ndërtesa dhe shtëpi duke përdorur fikse zjarri me ujë, shkuma ose agjentë të thatë. Gjatë një zjarri ky produkt lëshon tym dhe produkte të rrezikshme të djegies. Mjete të shuarjes: Fikje me ujë, shkumë ose gaze inerte. Prodecure e veçantë për shuarjen e zjarrit: Shuarja e zjarrit duhet të bëhet me veshje speciale dhe rezistente ndaj temperaturave të larta të paisura edhe me mjete për të marrë

Kontrolli Ekspozimit dhe Mbrojtja personale Ekspozimi i mundshëm: Gëlltitja dhe inhalimi munr të ndodhin në kushte normale gjatë të përdorimit. Thithje të konsiderueshme nga lëkura nuk ndodhin. Kontrolli teknike: Në vendin e punës: Ventilimi natyral duhet të jetë i përshtatshëm në kushte normale. Mbani kontenierët mbyllur kur nuk janë në përdorim.

Vetitë Fizike dhe kimike Kontenierët të cilët kanë mbajtur karreme nuk duhet të përdoren për qëllime të tjera. Të ruhet në një kontenier të puthitur dhe mbyllur mirë në vend të thatë dhe të sigurt larg plehrave, farërave dhe ushqimeve. Mbajeni larg fëmijëve, personave të paautorizuar dhe kafshëve. Ruajtja dhe transporti të bëhet në përputhje me rregullat. Temperature e ruajtjes: Ruhet në temperaturën e dhomës. Gjysmë jeta e përafërt: Karremi është i qëndrueshëm për një minimum prej një viti kur ruhet në temperaturën e

Qëndrueshmeria dhe Reagueshmëria Mbrojtja personale: Magazinimi, ambalazhimi, paketimi dhe transportimi: Shmangni kontaktin me lëkurën dhe sytë. Vishni kominoshe, syze të sigurta dhe doreza të papërshkueshme. Gjithmonë lani duart para ngrënies, para pirjes së duhanit, para pirjes së ujit dhe gjatë përdorimit të tualetit. Pregatitja dhe përdorimi i produktit: Mos thithni pluhurin. Mos e prekni karremin, përdorni lugë ose enë të tjera. Në rast kontakti me lëkurën, lajeni me ujë të rrjedhshëm dhe sapun.

Informacion toksikologjik: Frazat e Rrezikut: R26/27/28: Shumë toksik nëpërmjet frymëmarrjes, në rast kontakti me lëkurën dhe nëse gëlltitet. R48/23/24/25: Toksik: i rrezikshëm duke shkaktuar dëme serioze në shëndet nëpërmjet ekspozimit të zgjatur me frymëmarrje, në rast kontakti me lëkurën dhe nëse gëlltitet. R43: Mund të shkaktoj ndjeshmëri të lëkurës në rast kontakti. R61: Mund të shkatoj dëmtime tek fetusi i palindur. R50/53: Shumë toksik për organizmat ujorë, mund të shkaktoj efekte të dëmshme afatgjata në mjedisin ujor. R36/38: Irritues për sytë dhe lëkurën (njerëzit) Piktogramat: A- Klerat Pellets, Brodifacoum 0.05% e kompanisë Syngenta dhe B- B- Vertox Wax Block, Brodifacoum 0.05% e kompanisë Activa/PelGar. Efektet akute toksike për substancën A: LD50: orale (me gëlltitje): 0.4 mg/kg p.t. (për minjtë e mëdhenj të kanaleve dhe minjtë e shtëpisë); LD50: dermale (kontakti me lëkurën): 3.16 mg/kg p.t. ((për minjtë e mëdhenj të kanaleve dhe minjtë e shtëpisë); LC50: nëpërmjet inhalimit (frymëmarrjes): 3.05 mg/m3 për femrat Irritueshmëria e lëkurës (eksperiment kryer tek lepujt): Nuk është irritues për lëkurës. Irritueshmëria e syve (eksperiment kryer tek lepujt): Nuk është irritues për sytë. Ndjeshmëria e lëkurës: Shkakton ndjeshmëri të lëkurës. Gjenotoksiciteti/Mutagjeniciteti: Nuk ka efekte gjenotoksike Kancerogjeniciteti: Nuk është studiuar Toksiciteti riprodhues: Nuk është studiuar Efektet akute toksike për substancën B: LD50: orale (me gëlltitje): ˂5 mg/kg p.t. (për minjtë e mëdhenj të kanaleve, femrat dhe më e ulët tek meshkujt); LD50: dermale (kontakti me lëkurën): 7.48 mg/kg p.t. (për minjtë e mëdhenj të kanaleve, femrat dhe më e ulët tek meshkujt); Irritueshmëria e lëkurës (eksperiment kryer tek lepujt): Nuk është irritues për lëkurës. Irritueshmëria e syve (eksperiment kryer tek lepujt): Nuk është irritues për sytë. Ndjeshmëria e lëkurës: Nuk shkakton ndjeshëmri të lëkurës. Gjenotoksiciteti/Mutagjeniciteti: Nuk ka efekte gjenotoksike Kancerogjeniciteti: Nuk është studiuar Toksiciteti riprodhues: Për minjtë e mëdhenj në gjeneratën e dytë ndodh toksiciteti i adultëve i shoqëruar me hemorragji.

Informacioni Ekologjik Të dhënat e vetive fizike dhe kimike janë marrë nga Raport-Vlerësimi i Lëndës Aktive Broadifacoum, rishikuar në 16 Dhjetor 2010 për prodhimet nga 2 kompani: A- Klerat Pellets, Brodifacoum 0.05% e kompanisë Syngenta dhe B- Vertox Wax Block, Brodifacoum 0.05% e kompanisë Activa/PelGar. Pika e shkrirjes A: 232°C (ku edhe dekompozohet) Pika e vlimit: Dekompozohet para vlimit Temperatura e dekompozimit: A: 232ºC (98.7%); B: 235.8ºC (100%) Dendësia relative A: 1.42 g/cm3 (20ºC) Presioni i a

Nxjerrja dhe Përdorimi Qëndrueshmëria: I qëndrueshëm Kushte që duhen shmangur: Nuk ka kushte që duhen shmangur Polimerizimi: Nuk ndodh Papajtueshmëria (materiale për tu shmangur): Materiale bazike të forta Metabolizmi: I ngadaltë, jo i plotë, hepatik Produkte të rrezikshme të dekompozimit: Okside të karbonit Disponueshmëria: 100% Rrugët e administrimit: Nga goja; lëkura; frymëmarrja Eleminimi: Nëpërm

Informacioni për transportin Klasifikimi ngarkesave (transportit): LTL Klasa 60.

Informacione rregullator Gjendja e Rregjistrimit: I përfshirë në listën e lëndëve DDD për vitin 2012-2013 të Ministrisë së Shëndetësisë, dt. 03 Gusht, 2012, tek Rodenticidët (Dezinsektantë, Deratizantë dhe Dezinfektantë). Lista e azhornuar sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 së Komisionit Europian.

Informacione të tjera Gjendja e Rregjistrimit: I përfshirë në listën e lëndëve DDD për vitin 2012-2013 të Ministrisë së Shëndetësisë, dt. 03 Gusht, 2012, tek Rodenticidët (Dezinsektantë, Deratizantë dhe Dezinfektantë). Lista e azhornuar sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 së Komisionit Europian.

Këshilla në rast helmimi

Status

Foto