A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/chemical/public_html/biocide_vew/system/core/Exceptions.php:185)

Filename: libraries/Session.php

Line Number: 672

Chemicals Database

Emërtimi: Natrium Varfarinë

Sinonime: C19-H15-O4-Na;

Identiteti Kimik: Formula molekulare: C19H16O4Na. Masa molare: 340.33 g/mol. Identiteti Kimik (IUPAC): Sodium 2-oxo-3-(3-oxo-1-phenylbutyl) chromen-4-olate.

CAS: Numri i regjistrimit CAS: 129-06-6. Numri EC: 204-929-4

Klasifikimi: Klasifikimi: Rodenticid i gjeneratës së parë të antikoagulantëve. Rrjedhës i Kumarinës / Hidroksi-4-Kumarinës. Klasifikimi sipas rregullores numër 1272/2008 të Komisionit Europian [EU-GHS/CLP]: Nuk është klasifikuar. Shenim: Shumë toksik nëse gëlltitet. Mund të shkaktoj dëme serioze për fëmijët e palindur. Shiko piken 11: Informacion Toksikologjik

Masat parambrojtëse: Përdorimi personal: Shmangni kontaktin me sytë dhe lëkurën. Mos merrni frymë në vendet ku ka pluhur. Siguroni ajrim të mjaftueshëm në vendin e punës së përgatitjes së materialit dhe në vendet ku krijohet tym. Vishni veshje të posaçme për mbrojtje të paisura edhe me aparat për frymëmarrjen. Lani duart pas punës dhe gjatë kohës së pushimit. Hidhni këpucët e ndotura që nuk mund të pastrohen lehtë. Lani të gjitha veshjet para se ti rivishni. Kryeni monitorimin e përditshëm për personelin që merret për një kohë të gjatë me këtë punë. Shmangni grumbullimin në gropa dhe vende të ndryshme. Mos hyni dhe mos lejoni persona të tjerë të hyjnë në zonën e kontaminuar, pa u pastruar dhe ventiluar mrië. Mos lejoni kontaktin e materialit me njerëzit, kafshët dhe ushqimeve të ndryshme. Gjatë përdorimit mos hani, mos pini dhe mos pini duhan. Shmangni dëmtimet fizike të konteinerëve. Zbatoni udhëzimet përkatëse të etiketës ose të MSDS përkatëse. Mos i përdorni kontenierët e mbaruar dhe bosh. Nxirrini jashtë përdorimit sipas procedurës përkatëse. Mbajeni larg zonave me zjarr dhe burimeve që shkaktojë shkëndija dhe mundësi ndezje.

Ndihma e parë Në rast kontakti me lëkurën: Lajeni menjëherë me ujë të rrjedhshëm dhe sapun, hiqni këpucët dhe veshjet e ndotura. Lani veshjet para se t’i rivishni. Hidhini këpucët e ndotura. Në rast kontakti me sy

Masat kundër zjarrit Mjetë fikëse: Spërkatje me ujë, shkuma, mjegulla, kimikate të thata, dioksid karboni të presuar. Produkte të rrezikshme të djegies: Dioksid dhe monoksid karboni. Udhëzime për veshjen: Vishni veshje të paisura me aparat për frymëmarrjen dhe veshje të veçanta. Largoni personat e panevojshëm. Mos lejoni që uji i përdorur për fikjen e zjarreve të largohet dhe të kaloj tek sistemi i kanalizimeve dhe ujërave të zeza, ose në tubacione të ndryshme. Mundohuni të rrethoni zjarrin. Mos iu afroni kontenier

Masat kundër derdhjes aksidentale Procedura për derdhjet e vogla: Largoni të gjitha burimet që mund të shkaktojnë zjarre. Pastroni dhe grumbulloni të gjitha derdhjet në vende të caktuara. Shmangni kontaktin me lëkurën dhe sytë. Përdorni paisjet për mbrojtjen personale gjatë pastrimit. Përdorni procedurën për pastrim në të thatë dhe shmangni formimin e pluhurit. Vendosni të gjitha sasitë e derdhura në kontenierë të izoluar mirë dhe të etiketuar në vende të posaçe. Derdhjet e mëdha: Largoni të gjithë personelin e panevojshëm dhe l

Përdorimi dhe Ruajtja Përdorimi: Përdoret për kontrollin e minjve të kanaleve në kanalizime dhe në shtëpi banimi dhe për kontrollin e minjve të tjerë. Përdoret edhe në mjediset e brendshëm edhe në mjediset e jashtme. Ruajtja: Mbani kontenierët mbyllur mirë dhe të puthitur, në vende të ajrosura mirë dhe të freskëta. Mbajeni larg vendeve me agjentë oksidues dhe larg materialeve acide dhe kripëra të forta. Ruajeni në temperaturë 15 - 30 °C . Ruajeni materialin në kontenierë qelqi, plastik, metalike sipas udhëzimeve të

Kontrolli Ekspozimit dhe Mbrojtja personale Kontrolli teknik: Siguroni ajrim të mjaftueshëm në vendin e punës. Paisje mbrojtëse personale: Mbrojtja e frymëmarrjes: Në rast formimi pluhurash, përdorni maska hundësh ose aparate për frymëmarrje të sigurt. Mbrojtja e duarve: Përdorni doreza plastike, rezistente ndaj kimikateve dhe të gjata deri tek brryli. Mbrojtja e syve: Përdroni maska sys hose syze mbrojtëse. Përdorni ekrane mbrojtës në rast se disponohen. Mbrojtja e lëkurës: Përdorni veshje rezistente ndaj kimikateve. Përdorni cizme o

Vetitë Fizike dhe kimike Forma: E ngurtë, kristaline. Ngjyra: E bardhë. Aromë: Nuk ka Pika e shkrirjes: 161 °C. pH (për tretësirë 1%): 7.2-8.3

Qëndrueshmeria dhe Reagueshmëria

Informacion toksikologjik: Shumë toksik nëse gëlltitet. Mund të shkaktoj dëme serioze për fëmijët e palindur. Mbiekspozimi shkakton dëmtime të rënda. I dëmshëm për organizmat ujor. Mund të shkaktoj efekte afatgjata në mjedis dhe organizma. Shkakton irritim të syve, të kruara, konjuktivite dhe skuqje. Nuk është irritues i veçantë për lëkurën. Ekspozimi i gjatë mund të shkaktoj gërryerje të lëkurës dhe absorbim. Nëse thithet nga hunda çon në irritime të rrugëve të frymëmarrjes. Asnjëherë mos merrni frymë në prani të pluhurave, tymrave dhe mjegullave të shkaktura nga produkti. I dëmshëm! Nga pikëpamja emergjente: Ajo bllokon formimin e protrombinës, e cila rezulton në rënien e aftësisë koaguluese të gjakut. Kjo mund të shkaktojë hemorragji të brendshme. Simptoma paralajmëruese: Dhimbje barku, gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve, gjak nga hundët, mavijosje dhe formim i hemorragjive në trup. Efekte të mundshme në shëndet: Lëkura: Shkakton irritim të lëkurës. Mund të shkaktoj dhimbje, ndjesi djegie, kruarje, skuqje, ënjtje dhe urtikarie. Ndjeshmëria e lëkurës: Është provuar në laborator se preparati nuk shkakton ndjeshmëri të lëkurës. Sytë: Mund të shkaktojë irritim të syve. Gëlltitja: Efektet që shkaktohen nga gëlltitja e materialit përfshijnë gjakderdhje të brendshme, produkti bllokon formimin e protrombinës e cila rezulton me rënien e aftësisë koaguluese të gjakut. Ekspozimi i përsëritur ndaj Natrium varfarinës: Mund të shkaktoj dëmtime tek fëmijët e palindur. Efekte të pafavorshme që shkaktohen nga ekspozimi i përsëritur ndaj Natrium varfarinës, mund të përfshijnë koagulim jonormal i gjakut i shoqëruar me mavijosje ose gjakderdhje, gjakderdhje e brendshme që mund të shkaktoj dhimbje barku, fryerje, presion i ulët gjaku, marrmendje, dhimbje koke, të fikët, djersitje, shkurtim të frymëmarrjes, vjellje me gjak, gjak në feçe. Organet target: Palca e kuqe e kockave dhe gjaku. Kancerogjeniteti: Produkti nuk klasifikohet si kancerogjen. Mutagjeniciteti: Substanca nuk është mutagjenike, nuk shkakton dëme gjenetike tek kafshët. Terratogjeniciteti: Nuk tregon efekte toksike tek embrioni dhe në zhvillimin e tij. LD50 (nga lëkura): 40 mg/kg p.t., për minjtë e mëdhenj. LD50 (nga goja): 1.6 mg/kg p.t., për minjtë e mëdhenj. LC50 ( nëpërmjet frymëmarrjes, për 4 orë): 0.005 mg/l, për minjtë e mëdhenj. TDLo (doza më e vogël toksike e publikuar)(për gratë, nga goja): 0.3 mg/kg/2ditë LD50 (intravenoze, për minjtë e mëdhenj): 25 mg/kg LD50 (nga goja, për minjtë e vegjël): 374 mg/kg LD50 intravenoze, për minjtë e vegjël): 160 mg/kg (LDlo – Doza vdekjeprurëse m LDlo e ulët dhe TDlo – doza më e vogël toksike e publikuar). Ekspozimi i zgjatur ndaj këtij materiali, mund të çojë në defekte fizike të embrionit në zhvillim (terratogjeneza). Mund të shkaktoj anormalitete të veçanta në zhvillim (anormalitete kraniofaciale, muskulo-skeletore, lëkurës, apendiseve, shtesave në trup, çrregullime gastrointestinal dhe kardiovaskulare), fetotoksicitet (toksicitet të fetusit), fetofatali (vdekje të fetusit), terratogjenezë (çrregullime në embrionin në zhvillim), dermatite, hemorragji, përgjumje, konvulsione (dridhje të trupit), etj.

Informacioni Ekologjik Testi mbi inhibimin e shumimit qelizor: Scenedesmus capricornutum (algë e ujërave të freskëta) 0.073 mg/l Inhibim i rritjes: Scenedesmus capricornutum (algë e ujërave të freskëta) 0.34 mg/l LC50 = 65 mg/l, për Oncorhynchus mykiss (trofta ylber), për 96 orë. LC50 = 17.5 mg/l, për Lepomis macrochirus (peshku i diellit me velëza blu), për 96 orë. EC50 =17 mg/l, për Daphnia magna (pleshti i ujit), për 48 orë. Natrium varfarina është i dëmshëm për organizmat ujorë. Mund të shkaktoj efekte të padëshi

Nxjerrja dhe Përdorimi Udhëzime për nxjerrejn nga përdorimi: Të gjitha mbejtjet duhet të përdoren në lidhje me rregullat dhe udhëzimet lokale. Kontenierët e shpuar duhet të nxirren jashtë përdorimit dhe të mos ripërdoren, port ë groposen në landfill-e të posaçme. Përdoruesi duhet të ndëmarrë këto hapa: Reduktimi, ripërdorimi, ricklimi dhe në fund nxjerrja nga përdorimi. Ky material mund të riciklohet nëse është i papërdorshëm, ose nëse nuk është kontaminuar për ta bërë jo t ë përshtatshëm për përdorim. Mos lejoni uji

Informacioni për transportin Numri DOT i BE-s: 3027. Emri i transportit: Derivate të kumarinës, e ngurtë, toksike. Klasa: 6.1. Grupi i ambalazhimit: I. Numri i etiketimit: 6.1. Numri IATA_C i BE-s: 3027. Numri IMDG i BE-s: 3027

Informacione rregullator

Informacione të tjera

Këshilla në rast helmimi

Status

Foto