A PHP Error was encountered

Severity: Notice

Message: Only variable references should be returned by reference

Filename: core/Common.php

Line Number: 257

A PHP Error was encountered

Severity: Warning

Message: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/chemical/public_html/biocide_vew/system/core/Exceptions.php:185)

Filename: libraries/Session.php

Line Number: 672

Chemicals Database

Emërtimi: Lambda-cyhalothrin

Sinonime:

Identiteti Kimik: Formula molekulare: C23H19ClF3NO3; Masa molare: 449.9 g/mol;Identiteti Kimik (IUPAC): (S)-?-cyano-3-phenoxybenzyl (Z)-(1R,3R)-3-(2-chloro-3,3,3-trifluoroprop-1-enyl)-2,2- Dimethylcyclopropanecarboxylate dhe (R)-?-cyano-3-phenoxybenzyl (Z)-(1S,3S)-3-(2-chloro-3,3,3-trifluoroprop-1-enyl)-2,2-dimethylcyclopropanecarboxylate. CA [1?(S*),3?(Z)]-(±)-cyano(3-phenoxyphenyl)methyl 3-(2-chloro-3,3,3 Ema të tjerë: CA [1?(S*),3?(Z)]-(±)-cyano(3-phenoxyphenyl)methyl 3-(2-chloro-3,3,3-trifluoro-1-propenyl)-2,2-dimethylcyclopropanecarboxylate. CIPAC: 463. Emrat ISO: lambda-cyhalothrin (draft E-ISO) ,lambda-cyhalothrine (draft F-ISO).

CAS: Numri i rregjistrimit CAS: 91465-08-6 ; Numri EC: 415-130-7

Klasifikimi: Klasifikimi kimik: Insekticid piretroid. Klasifikimi sipas rregullores numër 1272/2008 të Komisionit Europian [EU-GHS/CLP] Toksiciteti akut: Kategoria 2; H330: Shkakton irritim të syve. Toksiciteti akut: Kategoria 3; H301: Toksik nëse gëlltitet. Toksiciteti akut: Kategoria 4; H312: I dëmshëm nëse bie në kontakt me lëkurën. Toksiciteti akut ujor: Kategoria 1; H400: Shumë toksik për gjallesat ujore. Toksiciteti kronik ujor: Kategoria 1; H410: Shumë toksik për gjallesat ujore duke shkaktuar efekte të dëmshme afatgjata.

Masat parambrojtëse: Gjatë përdorimit të Lambda-cihalotrines duhet të shmanget kontakti me sytë, lëkurën si dhe thithja me anë të frymëmarrjes së grimacave të shpërndara në ajër. Personat e ndjeshëm nuk duhet të ekspozohen ndaj kësaj lënde aktive. Kontenitorët duhet të ruhen në vende të freskëta, të thata dhe të ajrosura mirë, larg materialeve të djegëshme dhe burimeve të zjarrit dhe flakëve. Duhet të tregohet kujdes për të parandaluar dëmtimet apo derdhjet nga ena ku ruhet. Punonjësit duhet të ndjekin rigorozisht rregullat e higjenës dhe të sigurisë për të shmangur gëlltitjen aksidentale. Gjatë përdorimit mos hahet dhe te mos pihen lëngje apo duhan. Të përdoren doreza gjatë punës. Të lahen duar dhe pjesët e pambuluara të trupit para se të hahet ushqim, të pihen lëngje e duhan dhe pas përfundimit të punës. Ruhet larg fëmijeve në vende të kyçura mirë. Ruhet në vende të ajrosura dhe në ambalazhim fillestar të mbyllur hermetikisht. Ruhet larg pijeve dhe ushqimeve për njerëzit dhe për kafshët. Mos e vendosni në vende ku lehtësisht mund të afrohen kafshë të tjera dhe shpendët.

Ndihma e parë Ruajeni etiketën e substancës kur të kontaktoni me mjekun Në rast se gëlltitet • Telefononi menjëherë mjekun për këshilla dhe trajtim mjekësor. • Të pihet një gotë ujë nëse është në gjendje të gël

Masat kundër zjarrit Pika e ndezjes: >102.2 oC Mjetet e shuarjes: uji në formë mjegulle, shkumat, dioksidi i karbonit, kimikate të thata, agjentët e halogjenizuar. Përdorni mjete të përshtatshme për të rrethuar vatrën e zjarrit. Zjarrshuesit duhet të veshin veshje special për zjarr të paisura me aparat për frymëmarrje të sigurt. Duhet të jenë të pajisur me veshje për të mbrojtur rrobat, fytyrën dhe trupin. Mbani larg personat që nuk merren me aplikimin dhe izoloni zonat e rrezikshme dhe bllokoni hyrjet. Qëndroni n

Masat kundër derdhjes aksidentale Masat në raste të derdhjeve dhe rrjedhjeve në sasi të madhe: Izoloni dhe ruani pjesën që është derdhur. Pengoni rrjedhjen drejt personelit dhe zonave të tjera. Mos lejoni futjen dhe rrjedhjen e materialit në sistemin e kanalizimeve dhe të ujërave të zeza. Merrni me lopatëza të thella materialin e derdhur dhe vendoseni në një kontenier të mbyllur dhe të etiketuar për ta nxjerrë më vonë nga përdorimi. Pastoni mirë zonën me ujë dhe detergjent. Ujin dhe detergjentin e përdorur mblidheni dhe vendose

Përdorimi dhe Ruajtja Përdorimi: Insekticid për kontrollin e artropodeve me ineteres për sëhndetin publik. Ruajtja: Të ruhet në vende të ajrosura mirë. Mbajeni materialin në një vend të ftohtë, të thatë dhe të errët, në një kontenier të mbyllur dhe puthitur mirë. Mbajeni larg materialeve që nuk kanë lidhje me të. Mbajeni larg fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake. Mbajeni larg personave të patrajnuar për përdorimin dhe ruajtjen. Mbajeni në një zonë të sigurt dhe të etiketuar. Mbrojini kontenierët nga dëmtimet fizike. Mos

Kontrolli Ekspozimit dhe Mbrojtja personale Gëlltitja: Evitoni ngrënien, pirjen e ujit dhe të duhanit në vende ku mund të jesh I ekspozuar ndaj lambda-cihalotrines. Lani mirë duar me ujë dhe sapun pas përdorimit. Kontakti me sytë: Përdorni zyze mbrojtëse për sytë. Kontakti me lëkurën: Përdorni doreza rezistente ndaj kimikateve , kominoshe dhe veshje për këmbët rezistente ndaj kimikateve. Masa strike për pastrimin e shtëpisë janë të nevojshme për të parandaluar ndotjen e materialeve dhe sipërfaqeve të pandotura. (dyert, shinat e dyerve)

Vetitë Fizike dhe kimike Pamja: Lambda-cyhalothrina eshte nje substance e ngurte pa ngjyre ose ne ngjyre bezhe te lehte. Era: erë të lehtë. Tretshmëria në ujë: është e ulët, 0.004 mg/l. Avullueshmëria: 1.5 x 10(-9) mmHg 20oC. (Nuk avullon në temperaturë e dhomës 20oC). Pika e shkrirjes: 49.2 oC Koeficienti i absorbimit: 180,000 Koeficienti i shpërndarjes: (oktanol/ujë): 10,000,000

Qëndrueshmeria dhe Reagueshmëria

Informacion toksikologjik: Toksiciteti akut/ Studimet e bëra mbi irritimet e shkaktuara nga Lambda-cihalotrina Gëlltitja: Toksiciteti Oral (LD 50 te femrat e minjve): 310.2 mg/kg peshë trupore. Toksiciteti nëpërmjet lëkurës: Toksiciteti dermal (LD50 te mjinjtë): >2000mg/kg peshë trupore. Toksiciteti nëpërmjet frymëmarrjes: Toksiciteti frymëmarrjes (LC50 te minjtë): > 2.15 mg/l ajër – në 4 orë. Kontakti me sytë: Lehtësisht irritues (minjtë) Sensibilizimi i lëkurës: Jo sensibilizues (derri I Guinesë) Kur gëlltitet (hahet), lambda-cyhalothrina është shumë toksike për minjtë e vegjël (mice) dhe mesatarisht toksike për minjtë e mëdhenj (rats). Testimet për LD50/LC50 dhe Kategoritë e Toksicitetit. Lambda-cyhalothrina është mesatarisht toxike nëse thithet nëpërmjet frymëmarrjes Lambda-cyhalothrina është mesatarisht toksike kur aplikohet mbi lëkurën e minjve. Në studimet mbi irritimin e lëkurës, lambda-cyhalothrin nuk shkakton irritime të lëkurës te minjtë.EPA e klasifikon lambda-cyhalothrinen me toksicitet shumë të ulët për lëkurën. Lambda-cyhalothrina shkakton irritime të lehta të syve te lepujt. EPA e kategorizon lambdacyhalothrinen si mesatarisht toksike për sytë. Derri i Guinesë i ekspozuar ndaj lambda-cihalotrines nuk shfaqi shenja të ndjeshmërisë në lëkurë. Studiuesit i ushqyen minjtë e mëdhen (rats) me lambda-cihalotrin për 90 ditë dhe në dozën më të lartë vunë re shtim më të vogël në peshë si te femrat edhe te meshkujt. Në doza të ulëta nuk janë vënë re efekte të padëshirueshme. Kërkuesit i ushqyen qentë me lambda-cyhalothrin për 1 vit dhe vunë re simptoma të toksicitetit në dozën më të lartë. Toksiciteti te njerezit Personat që punojnë me lambda-cyhalothrin në laboratorë raportojnë ndjesi diegie dhe shpimesh në fytyrë. Simptomat fillojnë pas ekspozimit për 30 minuta dhe zgjasin për 6 orë deri në dy ditë. Të gjitha incidentet raporten në raste të përdorimit të lamda-cihalotrines së pastër ose të përqëndruar. 4/38 raportojnë për efekte të padëshiruara në shëndet gjatë ekspozimit ndaj lambda-cyhalothrin. Lambda-cihalotrina mund të shkaktojë irritim të lëkurës, fytit, hundës, si dhe pjesëve të tjera të trupit të ekspozuara ndaj saj. Simptoma të tjera mund të jenë si ndjesia e shpimit dhe djegies në fytyrë, të përziera, të vjella, dhimbje koke, marrje mendsh, mungesë oreksi, lodhje dhe këputje. Në raste helmimesh të rënda mund të cojë në gjëndje kome.

Informacioni Ekologjik Në studimet në laboratorike, ujrat alkaline degradojnë lambda-cihalotrinen me një gjysëm-jetë për 7 ditë. Ujrat neutrale dhe acide nuk e degradojnë atë. Rrezet e diellit e shkatërrojnë lambda-cyhalothrinen në ujë dhe tokë. Koha e gjysmë-zbërthimit është koha e nevojshme për shkatërrimin e gjysmës së produktit. Koha e gjysmë zbërthimit të lambda-cyhalothrinës në sipërfaqen e bimëve është 5 ditë. Në to koha e gjysmë-zbërthimit të lambda-cihalotrines është 30 ditë me një interval luhatje nga 28-8

Nxjerrja dhe Përdorimi Mos i ri-përdorni kontenitorët e produkteve me përmbajtje të lambda-cihalotrines. Nxjerrja nga përdorimi I kontenierëve, mbetjeve të kontenierëve dhe mbetjeve të tjera, duhet të kryhet në përputhje me rregulloret mjedisore që janë në fuqi në vendin tonë. Këshillohuni me agjensinë e kimikateve ose me autoritet kompetente për këtë për të nxjerrë nga përdorimi mbejtje që kanë rrjedhur nga përdorimi dhe aplikimi i këtij produkti duke u bazuar në etiketat dhe MSDS përkatëse.

Informacioni për transportin DOT Klasifikimi për transportin Rrugor (Shtëpiak) Sipas mundësive të konsumatorit Transporti ajror (IATA) Emri duhur për transportin: (Lambda-Cyhalothrin), 9, UN-8000, Autorizimi për paketim: 910 Transporti detar (IMDG) Emri duhur për transportin: Pesticid piretroid, I ngurtë, toksik, (Lambda-Cyhalothrin),Ndotës për ujrat detare Klasa e rrezikshmërisë për transportimin: Klasa 6.1 Numri I Identifikimit: UN3349 Grupi I Paketimit: PG III

Informacione rregullator

Informacione të tjera

Këshilla në rast helmimi

Status

Foto