Projekti: “Forcimi i kapaciteteve per zbatimin e Qasjes Nderkombtare Strategjike SAICM ne Shqiperi”

 

 

Pershkrimi i projektit:

Duke pare identifikimin e nevojave per kapacitete per miremenaxhimin e kimikateve dhe implementimin e SAICM-it, qeverisje te duhur, shkembimin e informacionit, kuader te forte ligjor si dhe pjesmarrjen e shumte te aktoreve kryesore sin je nga elementet e rendesishem te shume nga “fushat e punes” te permendura ne Planin Boteror te Veprimit; dhe duke evidentuar “zhvillimin apo perditesimin e profileve kombetare te kimikateve dhe identifikimin e nevojave per kapacitete per menaxhimin e duhur te kimikateve” sin je prioritet strategjik te programit te Startimit te Shpejte: ky project I propozuar synon te ndihmoje Shqiperine te pergatise nje Vleresim Kombetar te Kapaciteteve te SAICM-it, te zhvilloje dhe te forcoje strukturen e tij te qeverisjes kombetare(duke perfshire zhvillimin e nje mekanizmi koordinues nder-ministror, nje politike te perfshirjes se paleve te interesuara, si dhe mekanizmin e shkembimit te informacionit dhe faqen e Internetit), te ndermarre rritjen e ndergjegjesimit dhe ndertimin e kapaciteteve per te implementuar ne menyre efektive dhe per te zbatuar legjislacionin e lidhur me kimikatet, te forcoje disponueshmerine e informacionit dhe shkembimit te informacionit permes zhvillimit te nje Baze te Dhenash Kombetare per Menaxhimin e kimikateve si dhe perditesimin e profilit kombetar.

Aktivitete te projektit:

Pergatitja e Vlersimit Kombetar SAICM te Kapaciteteve permes perditesimit te Profilit Kombetar si dhe kryerjes se nje Mbledhje Perfundimtare per rishikimin e projektit.

Forcimi I structures se qeverisjes kombetare(mekanizmi koordinues nderministror, politika e perfshirjes se paleve te interesuara, mekanizmi I shkembimit te informacionit dhe faqja e internetit)

Zhvillimi e nje Baze te dhenash Kombetare per Menaxhimin e Kimikateve

Forcimi i kuadrit ligjor

Rezultatet e pritshme te projektit :

Nje vlersim Kombetar SAICM te kapaciteteve;

Nje strukture qeverisjeje kombetare ( e cila perfshin nje mekanizem kombetar koordinues nderministror te SAICM-it, nje politike te perfshirjes se paleve te interesuara dhe mekanizmin e shkembimit te informacionit/Faqja Kombetare e Internetit per Miremenaxhimin e Kimikateve per implmentimin e SAICM-it) e cila do te rrise ndergjegjesimin dhe do te forcoje shkembimin e informacionit ndermjet ministrive dhe paleve te interesuara( duke perfshire OJQ-te) me miremenaxhimin e kimikateve dhe SAICM-it, si dhe te forcoje organet kombetare egzistuese te menaxhimit te kimikateve dhe te krijoje nje rrjet pikash kontakti ;

Nje Baze Kombetare te dhenash per miremenaxhimin e kimikateve (te perditesuar rregullisht), e cila do te perfshije atje ku eshte e mundur, te dhena dhe informacione mbi kimikatet ne lidhje me efektet toksikologjike, biologjike dhe efektet e tyre mbi mjedisin ( si dhe te ndertohet mbi te dhenat egzistuese te prodhuara si pjese e Profilit te tanishem Kombetare( si dhe perditesime per te ardhmen), Konventa e Stokholmit NIP, si dhe te burime te tjera te dhenash, sic eshte “Projekti per Identifikimin dhe Prioritizimin te Zonave te Nxehta Mjedisore ne Shqiperi” etj. Kjo baze te dhenash do te perdoret gjithashtu per te prodhuar informacione per sigurine e kimikateve ne Rrjetin e Shkembimit te Informacionit per Kimikatet (RSIK) per te mbajtur te mireinformuar mbi sigurine e kimikateve ne vend.

Perforcimi I aftesive teknike te stafit ne lidhje me mbledhjen e informacionit dhe dizenjimin, zhvillimin dhe mirembajtjen e bazes se te dhenave

Rritje ndergjegjesimi midis ministrive dhe paleve te interesuara (duke perfshire OJQ-te) ne lidhje me miremenaxhimin e kimikateve dhe SAICM-it si dhe me legjislacionin perkates ne vecanti, duke sjelle nje perforcim te kuadrit ligjor

Forcim I koordinimit kombetar per te siguruar nje dialog te vazhdueshem per sigurine e kimikateve

Ulje e rrezikut shendetsor, me ane te permiresimit te njohurive per miremenaxhimin e kimikateve

Formalizim apo perforcim I organeve egzistuese te menaxhimit te kimikateve dhe rrjetit te pikave te kontaktit

Perforcimi i aftesive per zhvillimin e planit te veprimit

Nje vlersim I perditesuar gjithperfshires I infrastructures kombetare, e lidhur me aspektet ligjore, institucionale, administrative dhe teknike te menaxhimit te kimikateve sebashku me te kuptuarit te natyres dhe shtrirjes se disponueshmerise se kimikateve si dhe perdorimit te tyre ne vend-Profilit Kombetar-i cili siguron nje produkt te domosdoshem ne vendimet qe duhen marre ne lidhje me miremenaxhimin e kimikateve duke perfshire implementimin e SAICM-it dhe marrveshjet kombetare dhe nderkombetare qe lidhen me kimikatet, dhe aksesin public ne Profilin kombetar te perditesuar ne faqjen e UNITAR-it dhe ne faqjen kombetare te sigurise mbi kimikatet(ne anglisht dhe ne shqip) dhe mbi nje numer te kufizuar CD me Profilet kombetare.