NISMË E RE PËR NDARJEN NË BURIM TË MBETJEVE TË RICIKLUESHME


Bashkia Lezhë prej më shumë se 3 vitesh po aplikon sistemin e grumbullimit të mbledhjeve urbane në mënyrë të diferencuar. Në mbështetje të këtij projekti prej 18 muajsh po aplikohet nga Instituti i Kërkimeve Urbane projekti i grumbullimit të plastikës në mënyrë të diferencuar.  Bashkia po mbështet zbatimin e Projektit: "Pastrimi i Mbetjeve të Plastikës me Pjesëmarrje dhe Plani i Menaxhimit të Mbetjeve" i financuar nga Ambasada e Vendeve të Ulëta në Shqipëri, në sinergji me Programin p[r Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal- DLDP, financuar nga Swiss Cooperation. Aktiviteti i këtij projekti ka qënë kryesisht  për sensibilizimin e opinionit qytetar për ndarjen që në burim ku një ndihmesë të madhe në këtë drejtim ka dhënë Drejtoria Arsimore dhe të gjithë shkollat e qytetit Lezhë.


Projekti realizon praktikisht Reduktimin, Riciklimin dhe inkurajon Ripërdorimin e mbetjeve në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve; si dhe siguron përmirësimin e qëndrueshëm të cilësisë së pastrimit dhe higjenës në qytetin e Lezhës.
Në vijimësi të kësaj pune me datën 20 Prill 2012 u bë inagurimi i “Qendrës për Rindarjen e Mbetjeve të Riciklueshme” “QRMR”, financuar nga DLDP.

http://www.uri.org.al/uri/Publikime/Mbledhja_e_diferencuar_e_mbetjeve_ne_dy_rryma_dhe_riciklimi_i_tyre.html

http://www.mjedisisot.info/content.asp?idd=13169&id=331&lloji=dok