Aktivitete të zhvilluara nga Instituti i Shëndetit Publik në lidhje me problematikën e shërbimit DDD

Në vijimësi të problematikave të ngritura nga Instituti i Shëndetit Publik në lidhje me mangësitë dhe kërcënimet që mund të shoqërojnë përdorimin e papërshtatshëm të lëndëve biocide të përdorura në shërbimin DDD (Deratizim, Dezinsektim, Desinfektim) janë zhvilluar një sërë aktivitetesh dhe trajnimesh gjatë periudhës Janar 2011 – Prill 2012. Trajnimet janë organizuar nga IShP, në bashkëpunim me kompanin[  PelGar International me qendër në Londër, kompanin[ Arli International, Maminas, Durrës, degën në Shqipëri t[ kompanisë italiane Quark, kompaninë italiane Colkim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Këto trajnime janë një shembull i mirë i partneritetit mes sektorit publik dhe atij privat.

 

Tematikat e trajnimeve të realizuara në periudhën e sipërpërmendur janë si vijon:

Janar 2011: “Pest –Kontroll: Lëndët Biocide (DDD) dhe Metodat e Aplikimit të Sigurt në Shëndetin Publik“;

Qershor 2011: “Metodologjitë e Zbatuara për Inspektimin Higjeni-Sanitar të Strukturave Publike për Vlerësimin e Nivelit të Infestimit nga Vektorët Biologjikë (Insekte dhe Brejtës)” ;

Prill 2012: “Metodat e Inspektimit dhe Kontrollit të Vektorëve në Shëndetin Publik dhe Infestuesve në Industrinë Ushqimore”.

K[ta trajnime kanë mbuluar objektiva dhe fusha të ndryshme, duke përfshirë metodologjitë e zbatuara për inspektimin, metodat për kontrollin e vektorëve, metodat e aplikimit të sigurt etj. Në to kanë marrë pjesë higjenistë, epidemiologë, inspektorë dhe pjestarë të tjerë të DSHP-ve dhe rretheve si dhe punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë  dhe Institutit të Shëndetit Publik. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte rritja e njohurive mbi metodat për inspektimin dhe kontrollin e vektorëve si dhe rritja e ndërgjegjësimit  të DSHP-ve  dhe drejtorive të rretheve si dhe të publikut në përgjithësi ndaj rreziqeve të lendëve biocide.

Përgatitën materialin: Rishikoi:

Enkelejda Dikolli Lindita Tafaj

Elton Rogozi

Leandro Xhama


Tiranë, më 23.05.2012