Sesioni i tretë i Konferencës Ndërkombëtare të Menaxhimit të Kimikateve

Në 17-21 Shtator 2012 u mbajt raundi i tretë i konferencës së SAICM. Me synimin për të kthyer aspiratat në realitet pa vonesa, sekretariati i SAICM ka përgatitur një përditësim  ku theksohen përfundimet kyce të arritura në këtë konferencë.


Përfundimet kryesore të konferencës ishin:
1)- Vlerësimi dhe arritjet në implementimin e Përqasjes Strategjike
Sesioni i tretë i rishikoi sërisht arritjet e Përqasjes Strategjike raportet e së cilës theksonin faktin që profilet kombëtare të kimikateve janë treguar një mjet i rëndësishëm i përpjekjeve kombëtare për krijimin e një strategjie dhe për përcaktimin e prioriteteve për mirëmenaxhimin e kimikateve si dhe për Programin e Startimit të Shpejtë. Program i Startimit të Shpejtë të Përqasjes Strategjike ka pasur gjithashtu një rol të rëndësishëm në implementimin e SAICM duke siguruar një shtysë shumë vendeve në përpjekjet e tyre për të përgatitur profilet kombëtare të menaxhimit të kimikateve. Në konferencë u ra dakort se sekretariati duhet të zhvillojë një raport të dytë të arritjeve për periudhën 2012-2013 për tu konsideruar nga Konferenca gjatë mbledhjes së katërt të saj.
2)-  Forcimi i kapaciteteve kombëtare të menaxhimit të kimikateve
Bazuar në këtë pjesë të programit, u mbajt një dialog i nivelit të lartë midis aktorëve të ndryshëm duke theksuar sukseset dhe identifikuar problemet duke përcaktuar në këtë mënyrë drejtimin që duhet të ndjekë Përqasja Strategjike për të përparuar drejt sfidës së qëllimit të 2020. Bazuar në përfundimet e dialogut sekretariatit i’u kërkua të përgatisë orientime të përgjithshme dhe udhëzime me qëllim arritjen e synimit të 2020 për mirëmenaxhimin e kimikateve duke përfshirë edhe elementë konkretë.
3) – Burimet financiare dhe teknike për implementimin e Përqasjes Strategjike
(Rezoluta III/1)
Egziston një prirje në rezolutën III/1 për nxitjen e të gjithë aktorëve për të kontribuar me burime financiare dhe teknike për implementimin e Përqasjes Strategjike.
Financimi afatgjatë i kimikateve dhe mbetjeve
Një përqasje e integruar ndaj menaxhimit të kimikateve dhe mbetjeve u morn ë konsideratë gjatë konferencës nga e cila u përftua një fidbek i cmuar.
Fondi i Programit të Startimit të Shpejtë
Në konferencë u ra dakort që të zgjatej fondi i Programit të Startimit të Shpejtë deri në mbledhjen e katërt të kësaj konference ( ICCM4), sipas udhëzimeve të bordit të vetë egzekutiv. 4)- Cështje të Politikave (Rezolutat III/2&3)
Konferenca adpotoi rezolutën gjithëpërfshirëse III/2, e lidhur me cështjet e politikave që përfshinin plumbin në bojra, kimikate në produkte, substancat të rrezikshme brenda ciklit jetësor të produkteve elektrike dhe elektronike, nanoteknologjia dhe nanomaterialet e prodhuara si dhe cështja e sapo trajtuar e kimikate që shkatrrues-endokrinë në një rezolutë të vetme. Ajo gjithashtu i’u drejtua cështjes së kimikateve të perfluorinuar si dhe kalimi në alternative më të sigurta të Rezolutës III/3.
5)- Strategjia  e Sektorit Shëndetsor (Rezoluta III/4)
Konferenca përdori strategjinë për forcimin e përfshirjes në sektorin shëndetsor në implementimn e Përqasjes Strategjike. Duke përmbledhur rolet dhe përgjegjësitë më të rëndësishme në menaxhimin e kimikateve.
Raporti përfundimtar i takimit të tretë duke përfshirë rezultatet mund të gjendet në linkun e mëposhtëm të Përqasjes Strategjike:

http://www.saicm.org/index.php?option=com_content&view=article&id=96&Itemid=596

Akronime:

SAICM – Strategic Approach to International Chemicals Management (Qasja Strategjike Ndërkombëtare e Menaxhimit të Kimikateve)

PSSH- Program i Startimit tw Shpejtë