Informacion

Sesioni i tretë i Konferencës Ndërkombëtare të Menaxhimit të Kimikateve

Në 17-21 Shtator 2012 u mbajt raundi i tretë i konferencës së SAICM. Me synimin për të kthyer aspiratat në realitet pa vonesa, sekretariati i SAICM ka përgatitur një përditësim  ku theksohen përfundimet kyce të arritura në këtë konferencë.


Përfundimet kryesore të konferencës ishin:
1)- Vlerësimi dhe arritjet në implementimin e Përqasjes Strategjike
Sesioni i tretë i rishikoi sërisht arritjet e Përqasjes Strategjike raportet e së cilës theksonin faktin që profilet kombëtare të kimikateve janë treguar një mjet i rëndësishëm i përpjekjeve kombëtare për krijimin e një strategjie dhe për përcaktimin e prioriteteve për mirëmenaxhimin e kimikateve si dhe për Programin e Startimit të Shpejtë. Program i Startimit të Shpejtë të Përqasjes Strategjike ka pasur gjithashtu një rol të rëndësishëm në implementimin e SAICM duke siguruar një shtysë shumë vendeve në përpjekjet e tyre për të përgatitur profilet kombëtare të menaxhimit të kimikateve. Në konferencë u ra dakort se sekretariati duhet të zhvillojë një raport të dytë të arritjeve për periudhën 2012-2013 për tu konsideruar nga Konferenca gjatë mbledhjes së katërt të saj.

Lexo më shumë...

Aktivitete të zhvilluara nga Instituti i Shëndetit Publik në lidhje me problematikën e shërbimit DDD

Në vijimësi të problematikave të ngritura nga Instituti i Shëndetit Publik në lidhje me mangësitë dhe kërcënimet që mund të shoqërojnë përdorimin e papërshtatshëm të lëndëve biocide të përdorura në shërbimin DDD (Deratizim, Dezinsektim, Desinfektim) janë zhvilluar një sërë aktivitetesh dhe trajnimesh gjatë periudhës Janar 2011 – Prill 2012. Trajnimet janë organizuar nga IShP, në bashkëpunim me kompanin[  PelGar International me qendër në Londër, kompanin[ Arli International, Maminas, Durrës, degën në Shqipëri t[ kompanisë italiane Quark, kompaninë italiane Colkim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Këto trajnime janë një shembull i mirë i partneritetit mes sektorit publik dhe atij privat.

Lexo më shumë...

NISMË E RE PËR NDARJEN NË BURIM TË MBETJEVE TË RICIKLUESHME


Bashkia Lezhë prej më shumë se 3 vitesh po aplikon sistemin e grumbullimit të mbledhjeve urbane në mënyrë të diferencuar. Në mbështetje të këtij projekti prej 18 muajsh po aplikohet nga Instituti i Kërkimeve Urbane projekti i grumbullimit të plastikës në mënyrë të diferencuar.  Bashkia po mbështet zbatimin e Projektit: "Pastrimi i Mbetjeve të Plastikës me Pjesëmarrje dhe Plani i Menaxhimit të Mbetjeve" i financuar nga Ambasada e Vendeve të Ulëta në Shqipëri, në sinergji me Programin p[r Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal- DLDP, financuar nga Swiss Cooperation. Aktiviteti i këtij projekti ka qënë kryesisht  për sensibilizimin e opinionit qytetar për ndarjen që në burim ku një ndihmesë të madhe në këtë drejtim ka dhënë Drejtoria Arsimore dhe të gjithë shkollat e qytetit Lezhë.

Lexo më shumë...

Aktivitet ndërkombëtar mbi menaxhimin e kimikateve zhvilluar në Tiranë, 23-28 Prill 2012

KEMI- Agjensia Suedeze e Kimikateve ka organizuar prej disa vitesh një Program Ndërkombëtar Trajnimi me temë “Strategji të menaxhimit të kimikateve”, program i cili mbështetet nga SIDA- Agjensia Suedeze Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Në një perspektivë afatgjatë ky program trajnimi do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të vendeve pjesëmarrëse mbi menaxhimin e kimikateve. Vendi ynë ka marrë pjesë në tre programe të njëpasnjëshme, në vitet 2009-2012 me 12 përfaqësues si nga organet qendrore, institutet, universitetet, shoqatat, ashtu edhe nga pushteti lokal.

Lexo më shumë...