Informacion

Marrëveshje mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe OSBE për largimin e 83 ton kimikate të rrezikshme

Më 16 Prill 2012 Ministria e Mbrojtjes nënshkroi një Marreveshje Teknike me OSBE për eliminimin e kimikateve që gjenden në inventarin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kjo marrëveshje është bërë në kuadrin e çmilitarizimit si dhe shkatërrimit të municioneve të tepërta dhe kimikateve të rrezikshme që krijoheshin prej tyre. Kjo nismë është e nxitur edhe nga ngjarje dhe aksidente me ndjeshmëri dhe rrezikshmëri të lartë civile si dhe dëme të mëdha ekonomike e shpesh herë dhe njerëzore, siç ishte dhe incidenti i Gërdecit. Sipas kësaj marrëveshje, ku një rol të rëndësishëm kanë Republika Çeke dhe Turqia, do të shkatërrohen rreth 83 ton kimikate nga një kompani e kontraktuar nga OSBE. Ky projekt eshtë zhvilluar në vazhdim edhe të projekteve të tjerë të ngjashëm për shkatërrimin e kimikateve me prejardhje ushtarake.
http://www.mod.gov.al/eng/index.php?option=com_content&view=article&id=1445:technical-agreement-signed-between-the-ministry-of-defence-and-osce-office-in-tirana&catid=295&Itemid=630